Home KRYESORE KLSH-JA INSTITUCION, KU SHTETI NDIHET ENDE SHTET

KLSH-JA INSTITUCION, KU SHTETI NDIHET ENDE SHTET

Nga prof.ing.av.Sazan GURI

Prej kohësh isha matur, megjithëse në këtë katrahurë të vërtetë Institucionesh shqiptare, të shkruaja për ato Institucione Oaz të Shtetit shqiptar, dhe tundohesha, nëse e bëj apo e zhbëj modelin, nëse ia vë vetullat apo ia heq sytë, por kur shoh sesi bashkëqytetarët tanë përplasen me rrokopujën e Institucioneve të tjera, vendosa të thëras për memorie shembullin e një Institucioni, ku shteti nuk ka dalë nga binarët e vet. 

Të gjithë e njohin si Institucion të quajtur Kontroll i Lartë i Shtetit, emër qysh në kohën e Mbretërimit, (më 1928), por që sot në botë dhe në Europë njihet si Audit Suprem i një shteti apo si Gjykatë Supreme. Shumë vende, si ato me mbretëri (Britania, Danimarka, etj.) e kanë Institucionin të parë pas atij mbretëror, por në fakt, edhe ato shtete parlamentare apo presidenciale, e konsiderojnë në po këtë lartësi. 

Kështu ka qenë edhe te ne në kohën e mbretit, por që më pas deri në fund të viteve ’80, nuk shpëtoi dot të ishte pjesë e centralizimit dhe autokracisë partiake, aq sa u tkur në një organ kontrolli dhe meresh thjesht sesi shpenzoheshin ca dieta, ca ecejake jashtë e të tjera si këto. Edhe në vitet ‘90 e 2000, të më falin punonjësit e ndershëm të këtijInstitucioni, kjo frymë vazhdonte.

Sigurisht që nuk lidhet me atë çka ishin, por me sistemin që zinte frymën apo me atë ç’ka bënin punonjësit e KLSH-së asokohe. Por, siç u deshën 40 vjet të ngjizej, aq kohë dhe me të njëjtin marsh duhej të zbriste. Dhe pikërisht këtë,vuajnë ende Institucionet e tjera, ku me mëndësi të vjetra duan të çajnë shtigje të reja, ndërsa ky Institucion, sikundër i shohim në atë që bën, kërkon që me mendje të reja don të çaj shtigje të vjetra. 

Ndoshta i ndihmon, ndryshe nga të tjerët, eksperienca e të parëve, nga që është Institucioni më i vjetër shqiptar; ndoshta nga ajo që ka pasur vazhdimësi dhe pa shtresa pushuese apo mohuese, sikundër bëjnë tëtjerët, se për ne shqiptarët çdo gjë fillon kur vijë unë; ndoshta nga kombinimi i brezave, sepse i dashur lexues, është i vetmi Institucion, ku për këshilltarë janë akademikë e profesorë dhe jo buzqumsha. 

(Fatkeqësitë më të mëdha, njerëzimit i kanë ndodhur nga mosdëgjimi i njerëzve të zgjuar). Sepse është i vetmi institucion, ku gjen të bashkuar energjinë e të riut apo të resë, (25-35 vjeçët) me vitalitetin dhe pjekurinë e mesmoshës (35-50 vjeç) deri me eksperiencën e rinisë së moshës së tretë (50-65 vjeç). Tamam si luani në luftë, me të gjitha moshat e me të gjithë kafshët, sepse edhe kur iu ankua elefanti për miun se ç’e do atë, o mbreti ynë, ai (luani) iu gjegj se na duhet të na rrëmojë gardhin nga poshtë, nëse zihemi rob. Sepse është i vetmi Institucion, ku punonjësit, togje-togje, pas një kafeje “ç’kemi nga shtëpia”, si për të lënë pas hallet personale, ashtu kompakt, si për të treguar kohezion veprimi, ngjisin shkallët sipas një orari ‘alla gjerman’. 

Sepse është i vetmi Institucion, që rekrutimin nuk e bën me “gjajsme” për t’i gjendur pune atij (militantit), por njeriut që i nënshtrohet një trajnimi disa javor, një konkursi me shkrim e me gojëderi në një shoshitje sociale e psikologjike, por kurrsesi politike, i gjen punën. Përzgjedhja e tyre i ka dhënë aq shtysë KLSH-së drejt një qeverisje dhe administrimi të mirë dhe të përgjegjshëm të së mirës publike, si kërkesë dhe detyrim ndaj Interesit Publik, por edhe ndaj kushteve të globalizimit që paraqesin sfida, ku ti nuk mund t’i shmangesh, veçse duhet t’i përballosh me kurajo dhe mëncuri. 

Sepse është i vetmi institucion që ndërthur artin e kontrollit me atë të kualifikimit personal, diku individual, diku në grup, diku në shkëmbimet me eksperiencat jashtë deri në konferenca shkencore. Mëgjeni, unë e bare, një Institucion të zhvillojë takime të tilla shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe me pjesëmarrje të gjerë nga jeta akademike, si prof.Jorgji Bollano, prof.Skënder Osnani, Prof.Aurela Anastasi, prof. Omer Stringa, prof.Sotir Tegu, prof.Hysen Çela deri nënjerëz të medias e qytetarë të përgjegjshëm. 

I vetmi Institucion, që më parë se të kontrollojë e penalizojë, sikundër institucionet e tjera na servirin, kryen perfomancë si një formë bashkëpunimi, lënie detyrash, që ndryshe i thonë të ardhura më shumë në buxhetin e shtetit dhe shpenzime më pak të tij. Kontrolli si performance synon një ndryshim të sjelljes së njeriut ndaj punës, ndaj natyrës, ndaj mjedisit, ndaj ligjit, por më tepër ndaj vetë njeriut, çka bën t’i sigurosh qytetarëvë të drejtat bazë natyrore, siç janë të drejtat e njeriut. Një institucion që gjithnjëtenton të ngrihet, se ndryshe do mbetej i rrëzuar.

Fantastike?! Një oaz i vërtetë në Saharanë shqiptare, që na bën të jetojmë në këtë vend, që na duket sikur  kemi një gozhdë, ku të varim xhaketën, e thënë ndryshe, një model ku të mund të mbajmë atë çikëz shpresë. Po se mos po i mburr shumë, o profesor. Po pse rilindasit tanë në fund të shekullit 18, (jo këta të sotmit) ç’bënë?!

Thirën për memorie, madje të shumëfishuar, për të ngjallur besimin te populli i fjetur i asaj kohe për liri e pavarësi, bëmat e heronjëve të pushkës e të penës. ‘Toidho’ është, dikur për të ngritur shtet, sot për të mbajtur shtet. Kësisoj, hiqmu errësirë, thoshte Naimi i madh, po kërkoj njeriun bërtiste Diogjeni i lashtë, ndaj dhe më lejoni të dashur lexues të thërasmodelin. Dhe më s’fundi, sikundër Arkimedi bërtiti “eureka”, edhe unë pse mos të gërthas “e gjeta”. Sepse është Institucion që respekton dhe riformatohetn paralelisht me zhvillimet globale, me parimet dhe standardet e BE, standartet e INTOSAI-t (ISSAI-t), etj. 

Sepse ndryshe nga më parë, KLSH-ja thëret për bashkëpuntorë njerëz nga fusha e teknologjisë së avancuar, duke i ardhur në ndihmë auditimeve me bazë tre “E-ve” të famshme (eficent, efikas, ekonomicitetit). Një fjalë e urtë, që qarkullon ende ndër antarët e KLSH-së është, “që auditisti më i mirë nuk është ai që ka kryer më shumë kontrolle e vendosur mëshumë penalitete, por është ai që ka kontribuar më shumë në mbrojtje të jetës shëndetësore dhe ekonomike të qytetarëve”.

Në situatën që kalon vendi ynë, sigurisht, problem më i madh mbetet korrupsioni, që nëse kontrollohen treguesit e tij, bën që vendi ynë të ngjisë shkallët për një stabilitet ekonomik, politik dhe social. Në fund të fundit, korrupsioni nuk është krim pa viktima, dhe nëse diku duket i pakapshëm është mëse i dukshëm, sepse nuk “vret” një e dy, por grupe dhe komunitete deri në një shoqëri të tërë. Imagjinoni për një çast se nuk do të kishte KLSH.  Nga kush do të trembesh një akshën person,drejtues apo punonjës?!.

Nga njeriu, që prej njeriut nuk i skuqet faqeja. Apo nga ai njeri që prej shtetit nuk tutet, sepse kur mbreti (drejtori) fut një kokër dardhë në gurmas, sejmenët prishin një gardh të tërë nga pas. Apo nga ai njeri që nuk ka frikë, as nga Zoti e as nganatyra, sepse jemi një vend ku nuk ka më gjera të shenjta. Ato i vrau komunizmi bashkë me shenjtërinë e tyre. Është ky Institucion (falna Zot), sa i dashtun për shtetin dhe për qytetarët e vet, aq dhe i “drithtun” për punonjësit e drejtuesit, (më sakt për gabonjësit dhe keqdrejtuesit) e administratave tona, sikundër thoshte i madhi Aleksandër Xhuvani se mësuesi duhet të jetë “sa i dashtun, aq i drithtun”. A e mendoni dot, të dashur lexues, se nga kush tjetër do të ndjenin shkundje sejmenët e administratës sonë?! Po pa këtë frikë,korrupsioni do të kish prekur parajsën e vet!. Ato që ne shohim si qytetarë liudhur me korrupsionin mbi ujë, janë ato të zbuluara nga ky Institucion nën ujë. 

Ndaj, në korr të thërasim dhe të mbeshtesim Institucionet model të vendit, pa të cilat do ishim veçse ca zemërthyer, ca besë prerë nga shteti, por ja që kemi Institucione që na pajisin me besim e shpresë te shteti. Ndaj falenderimi është pak për këtë institucion model dhe drejtuesit apo drejtuesin e saj. MirënjohjeKLSH, po aq mirpënjohje, edhe ju z.Kryetar, me emër Bujar.

Share: