Home KRYESORE Anëtarja e infektuar, Urdhri Farmacistëve: Kërkuam tampon, s’na është bërë

Anëtarja e infektuar, Urdhri Farmacistëve: Kërkuam tampon, s’na është bërë

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njoftoi se një anëtare e tyre ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe për pasojë anëtarët e tjerë të stafit janë karantinuar, ndërsa kanë ndërprerë shërbimet duke mbyllur zyrat.

Kryetarja e UFSH, Diana Toma deklaroi se rasti është zbuluar të enjten dhe se që prej të premtes kanë kërkuar t’u bëjnë tamponin anëtarëve të tjerë të stafit, por deri më tani nuk ka ndodhur.

“Kërkuam mundësimin e tamponeve ditën e premte, mirëpo nuk u realizua dhe ndonëse na u komunikua që do ketë një kontakt nga epidemiologët me stafin tonë, kam komunikuar edhe me anëtarë të tjerë të stafit, deri tani një komunikim i tillë nuk është realizuar.

Jemi 9 veta që janë në zyrë, të cilët jo të njëjtë janë në kontakt me farmacistët, por kjo nuk të jep siguri. Deri tani nuk kanë pasur simptoma. Edhe personi pozitiv është në gjendje të qëndrueshme, pa temperaturë”, u shpreh ajo në një intervistë për Abc News./Opinion.al

Share: