Home KRYESORE A jemi burra, apo burraveca! Burrat serb dhe ata shqiptarë…

A jemi burra, apo burraveca! Burrat serb dhe ata shqiptarë…

Nga Artan Fuga

Unë nuk di politikë, jam kërkues shkencor dhe profesor.

A doni të dini se ku dallon ekonomia jonë nga ajo përshembull e fqinjëve?
Ta zemë e Serbisë?
Pa llafe, por drejt te ADN e shoqërisë, te shtylla kurrizore e saj.

Do ja u them unë. Por, nuk e kam zbuluar unë. Këtu do ju sjell studjuesin, një vajzë të re, doktore në shkencë, që e ka zbuluar me studimin e saj. Unë zbuloj zbulimin e saj, e marrë në mbrojtje, e promovoj, sepse përndryshe do të isha thjesht një legen – akademik!

Do ja u sjell dëshmitarin, zbuluesin këtu!

Sikurse e kam bërë me mbështetjen e madhe dhe të iluminuar dhe fisnike të z. Robert Rakipllari te gazeta Panorama në letër sot!

Sa për fillim po u them vetëm se zbuluesja më ka tronditur. Burri serb rri në fshat, punon tokën rri në minierë, mban blegtorinë, atje ku të jetë, ne ikim fshatit, ikim nga Shqipëria. Ata rrinë dhe punojnë. Atyre u ikin femrat në qytet, dhe prandaj kërkojnë gra. Kurse ne na ikin djemtë dhe lemë vajzat atje!

Mirë mo mirë, vetëm krenari koti ne, a ka më burra vendi, jo të bëhen deputetë jo, jo të vijnë vërdallë si të fortë rrugëve, por burra që të rrinë te traktori, plevica, lopa, kau, autokombajna? Sikurse bën maqedonsi, serbi, polaku, ukrahinasi!!!

A kemi më burra, apo jemi bërë burraveca!

Prisni sot se do ta lexoni Olta Murataj! Bravo Olta! Je vërtet sociologe e mbaruar! Sigurisht do të jesh pa punë sepse vendet i kanë zënë!

Share: