Home KRYESORE “Një parajsë e re”/ Zbulohen 24 planetë të banueshme

“Një parajsë e re”/ Zbulohen 24 planetë të banueshme

Një parajsë e re? Astronomët thonë se kanë zbuluar 24 planete “të banueshëm” jashtë sistemit tonë diellor, të cilat sipas tyre mund të kenë kushte jete edhe më të mira se Toka!

Një ekip i drejtuar nga studiues të Universitetit Shtetëror të Uashingtonit sqaron se këto planete janë pak më të vjetër, më të mëdhenj dhe më të ngrohtë, dhe në përgjithësi, konsiderohet se kanë kushte për krijimin e jetës. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk i përmbush të gjitha kriteret për t`u konsideruar një “superplanet”, të gjithë marrin në total më shumë pikë se Toka.

Ekipi i shkencëtarëve studioi me imtësi mbi 4,500 planete dhe përzgjodhi 24 kandidatët më të mirë. Ata janë më shumë se 100 vite dritë larg nesh, pra shumë larg për t`i vizituar, kërkuesit e cilësojnë zbulimin si tejet të rëndësishëm pasi ndihmon që të kërkohet jeta edhe diku tjetër në univers. Drejtuesi kryesor i projektit Dirk Schulze-Makuch, thotë se “studimet e mëtejshme do të na sjellin më shumë informacion, dhe kjo do të na ndihmojë t’i përzgjedhim më mirë, në të ardhmen.

“Ne duhet të fokusohemi mbi ato planete, të cilat do japin më shumë shpresë për kushte jete”, u shpreh ai, ndërsa sqaroi se ndërsa planetet i plotësojnë kushtet për të qenë të banueshëm, kjo nuk do të thotë se janë vërtet të tilla pasi teleskopët tanë nuk e shohin dot ende atmosferën e tyre, dhe kjo mund të arrihet ndoshta me teknologji të re gjatë viteve në vijim.

Top Channel

Share: