Home KRYESORE Rama: Ilir Meta i kthyer në lolo, njerëzit rrjedhin dhe lëshojnë pëllumbat

Rama: Ilir Meta i kthyer në lolo, njerëzit rrjedhin dhe lëshojnë pëllumbat

Nga Kukësi, gjatë prezantimit të plaformës “Deputeti që duam”, Kryeministri Rama ka sulmuar sërish presidentin e vendit Meta.

Ai u ka bërë thirrje demokratëve të jenë të kujdesshëm në votim, sepse siç tha: votojnë Lulin dhe marrin Ilirin dhe Monikën.

Pa kursyer tonet, Rama tha se presidenti është kthyer në lolo.

“Roli i Ilir Metës edhe tek çadra ishte hidh gurin dhe fshih dorën. Ishte e qartë që do hidhej në anën tjetër, dhe ne i dhamë një president të opozitës, president jo lolo. Fakti që është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën. Njerëzit rrjedhin, lajthisin, lëshojnë pëllumbat kur thonë. Çfarë do më Ilir Meta? Më thoni për cilën arsye duhet të votojnë partinë e Ilir Metës? Le ta përfytyrojnë demokratët e Kukësit, se Kukësi ka demokratë. Do i sjell dhe do ju them: që këtë herë votoni Lulin, por nuk merr Lulin, merr Monikën bashkë me Ilirin, njësoj si kinder sorpresa. Merr kokrrën e vogël dhe brenda kokrrës ke, jo një, por 2 gogolë. Se këta demokratët kanë këtë, që kokrrat e partisë së tyre i hanë pa përtyp fare. Këtu është: Jep një votë dhe merr 2 bela”, tha Rama.

Share: