Home KRYESORE Trump heq maskën ndërsa pozon për foto: Mos kini frikë nga virusi!

Trump heq maskën ndërsa pozon për foto: Mos kini frikë nga virusi!

Presidenti amerikan Donald Trump u kthye mbrëmjen e së hënës në Shtëpinë e Bardha pas disa ditësh në qendrën spitalore Walter Reed.

Nga aty, Trump do të vijojë që të marrë trajtimin mjekësor për koronavirusin.

Megjithatë, Trump, që ende mund ta transmetojë virusin tek të tjerët, nuk ngurroi që të hiqte maskën ndërsa qëndronte në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë e pozonte për foto.

Përpara se të linte spitalin, presidenti u tha amerikanëve në një postim në Twitter: “Mos kini frikë nga Covid-19. Mos e lini t’ju dominojë jetën…”

Mjeku i tij u shpreh për mediat se kreu i Shtëpisë së Bardhë do t’i vijojë mjekimet dhe se nuk mund të quhet ende tërësisht jashtë rrezikut.

Pas Trump, një pjesë e stafit të tij të afërt kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, në ditët e fundit. s.b/abcnews.al/

Share: