Home KRYESORE Thaçi flet për akuzat në Gjykatë: I hedh poshtë të gjitha

Thaçi flet për akuzat në Gjykatë: I hedh poshtë të gjitha

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit sot në seancën e parë të procesit ndaj tij dhe udhëheqësve të tjerë politik të UÇK-së në Dhomat Speciale të Gjykatës së Hagës.

I pyetur nëse i ka kuptuar akuzat që iu lexuan, Thaçi u përgjigj shkurt: I kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha.

“Aktakuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem plotësisht i pafajshëm për të gjitha pikat“, tha ai në një moment të dytë kur u pyet për t’u vetëdeklaruar në lidhje me akuzat.

Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi, të gjithë ish-eprorë të UÇK-së, janë arrestuar javën e kaluar në Prishtinë, pas konfirmimit të një aktakuze kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Menjëherë pas arrestimit, ata janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi po ashtu ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës./Opinion.al

Share: