Home KRYESORE Video/Çfarë ishte pushka që u përdor dje në protestë

Video/Çfarë ishte pushka që u përdor dje në protestë

Protesta e dhunshme e së enjtes në kryeqytet është shpërndarë, ndërkohë që raportohet një numër i lartë i personave të ndaluar, ndonëse policia ende nuk ka dalë në një komunikim zyrtar.

Nnjëkohësisht në rrjet vijojnë ende të shfaqen imazhe dhe video gjatë protestës, që sot u përhap thuajse në të gjithë qytetin duke u shoqëruar me prishje dhe thyerje, kryesisht në godinat e disa institucioneve.

Një nga videot që është parë në rrjet, është ajo ku një efektiv policie shihet të përdorë një pushkë. Sipas gazetarëve që ndodheshin në terren, kjo pushkë është përdorur për të hedhur gazin lotsjellës, duke i dhënë më shumë forcë në mënyrë që hedhja e tij të bëhet në një distancë më të largët./Opinion.al

Share: