Home Approccio Italo Albanese 553 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.

553 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.

17 KALLNDOR 1468,
553 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.

Nga Ledi Shamku Shkreli

Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Tij e madhështinë e gjindjes sime me Të në krah e në shpirt. Thotë Macchiavelli se një popull nuk mund të nxjerrë Prijësa më të mëdhenj nga ç’është ai vetë, e atëhere mendoj sa i madh paskësh qenë populli im që lindi Drangonin e Arbnit.

Skënderbeu i vërtetë nuk është tjetër pos asaj miksture që ka mbetur gjallë në imagjinatën e njerëzve, në shkrimet e humanistëve të Rilindjes Europiane, në legjendat e maleve dhe kullat e Macukullit, në shkrimet kritike bashkëkohore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është njeriu që e futi vrullshën popullin shqiptar në historinë e popujve modernë; është ati ynë i përbashkët tokësor.

Dua sot t’i ve te rrasa një sonet për buqetë. Sonet që u shkrua nga Gabriele Faerno në fillim të vitete ‘500, në jehun ende të nxehtë e bëmave të tij. Quhet “Sul sepolcro di Scanderbeg”.

Po e sjell këtu në origjinal (italishten e kohës) e më pas në shqip, në Koinenë Gegë, përkthyer nga unë.

Paç kujtimin sa amshimin e ne paçim mend me e pasë kujtimin tënd si shëlbimin tonë, o Gjergji i Madh! Na i fal fajet tona, të vjetrat e të rejat e na jep zemër nga zemra jote! Mos na lësho se mandej erret krejt 🙏

“Sul sepolcro di Scanderbeg”

Dentro il sepolcro tuo Giorgio, si chiuse
La ruina de’ Turchi, e la difesa
D’Epiro; e l’ossa tua senza contesa,
In molti luoghi fur sparse e diffuse.
Le membra, che dovean riposar rinchiuse
E non sentir più del nemico offesa;
Tal del tuo nome fu la gloria accesa,
Che in mille fur rotte e confuse.
Perche lasciando il mondo con la vita
Il corpo tuo, fu dai nemici tuoi
Divino, come per pigliar valore.
E la virtu, che a dar sepolcro invita
Agli altri, a te la tolse; ed ella poi
Coi medesimi ti dié fama ed onore.

“Mbi vorrin e Skanderbegut”

N’vorr tand o Gjergj, u shqymb e ra
Rrenim’ i Turqve, i Epirit rojë
Eshtënat tua mbetun pa mprojë
Viseve u shperndanë gjithkaa
Skurrjala që n’dhè duhej me prâ
E prej anmiqsh mos t’kish cenojë;
Aq emni yt lavdinë naltoi,
Sa n’mija grima u thy e u nda.
Se kur ti botën e t’gjallëve le,
Hyjnor at korp hasmi e kujtoi,
Që mund t’i yshtte vloj’ e guxim.
E fama, që tjerëvet mauzolé
Grish me ju ngrehë, ty ta mohoi;
Dhe po prej tyne bujë t’dha e nderim.

Share: