Home KRYESORE Fillon acari, zonat që pritet të mbulohen nga dëbora në orët në...

Fillon acari, zonat që pritet të mbulohen nga dëbora në orët në vijim

Pas reshjeve të shiut të shiut që mbizotëruan vendin dhe shkaktuan përmbytje në shumë zona pritet që në ditët në vijim temperaturat të shkojnë drejt uljes, duke sjellë acarin.

Sipas “MeteoAlb”, masat ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulta si edhe reshje deborë.

Reshjet e dëborës parashikohet të fillojnë gjatë mbrëmjes së 13 janarit duke u intensifikuar nesër dhe të premten. Parashikohet që reshjet të jenë më të dendura në pjesën lindore të vendit si edhe në zonat malore të Shqipërisë qendrore.

Pritet që reshjet e dëborë të shoqërohen po ashtu edhe me temperatura të acarta ku pritet që termometri të bjerë në -5 gradë në zonat malore./Opinion.al

Share: