Home KRYESORE Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID

Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”, i cili është përshtatur për kryerjen e vaksinave.

Drita e shumëpritur në fund të tunelit” – dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministrja Manastirliu në një postim nëllogarinë e saj në “Facebook”.

Unë vij nga Qendra Spitalore Universitare, Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë. Tani sa bëra vaksinën, ndihem shumë mirë”, shprehet njëra prej mjekeve, e cila sapo kishte marr vaksinën.

Ndërkaq një tjetër mjeke shprehet: “Vetë personalisht e prita me shumë dëshirë. Ndoshta hyj te ajo pjesa që them: Pata privilegjin ta bëj vaksinën”.

Në videon e publikuar nga ministra Manastirliu shfaqet dhe Andi Koraqi, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili deklaron: “Kemi thënë që nuk shohim dritë në fund të tunelit për faktin se nuk kishte asnjë medikament. Tani që doli vaksina është drita e shumë pritur, që ne prisnim të na vinte”./Opinion.al

Share: