Home KRYESORE Flet vajza e gjyqtares Hoxha: Mami është detyruar për të liruar kriminelët

Flet vajza e gjyqtares Hoxha: Mami është detyruar për të liruar kriminelët

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka dhënë sot një deklaratë për mediat, ku është shprehur se nëna e saj ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët.

Anta Kraja deklaroi se e ëma nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi dhe është e pastër. Sipas saj gjyqtarja Hoxha, ka pasur arsye të fortë që ka liruar të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Do marrim pjesë në seancë, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ata.

Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha/Opinion.al

Share: