Home KRYESORE Silva Bino vaksinohet sot në Vlorë, si do vijojë plani në qytetet...

Silva Bino vaksinohet sot në Vlorë, si do vijojë plani në qytetet e tjera

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit në jug të vendit. Ashtu si në Tiranë dhe Shkodër edhe në Vlorë fillimisht do të vaksinohen bluzat e bardha.

Në nisje të procesit të vaksinimit, që do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Manastirliu u shpreh se vetëm gjatë dy ditëve të para të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.

“Sot fillojmë vaksinimin në Vlorë. Kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 150-200 mjekë dhe infermierë duke filluar nga spitali i Vlorës dhe në spitalet bashkiak si ai i Sarandës. Po vlerësojmë që edhe në Gjirokastër të kemi një pikë të vaksinimit. Në dy ditët e para janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, tha Manastirliu.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tregoi planin e vaksinimit në qytetet e tjera në ditët në vijim.

“Sot në Vlorë, nesër në Fier, Gjirokastra do të vazhdojmë me shtëpinë e të moshuarve, Elbasani Korça. Po shkojmë mirë. Midis personelit shëndetësor nuk ka skepticizëm. Duhet të shikojmë grupet e tjera të popullatës. Nuk ka pasur reaksione anësore. Nuk kemi pasur problem”, tha Silva Bino. Ndërkohë vetë Bino do të vaksinohet sot në Vlorë./Opinion.al

Share: