Home KRYESORE Tre të mitur tentojnë të grabisin me kaçavidë bankomatin

Tre të mitur tentojnë të grabisin me kaçavidë bankomatin

Një bankomat është tentuar të grabitet gjatë natës në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.  Të miturit janë fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa kanë tentuar të hapin me një kaçavidë bankomatin.

Autoritetet njoftojnë se të miturit janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.

“Më datë 11.02.2021, rreth orës  01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Share: