Home KRYESORE Basha: Në restorantin e Kryeministrisë, shkojnë krerët e bandave të vendit

Basha: Në restorantin e Kryeministrisë, shkojnë krerët e bandave të vendit

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme gjatë rrugës për të takuar qytetarët e Durrësit u është përgjigjur pyetjeve të personave që i vinin nëpërmjet platformës së “Facebook”.

Basha i pyetur se si do ta ndalë ikjen e specialistëve, pasi Shqipërisë po i ikin burimet njerëzore të kualifikuara, tha se vendi ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve që nuk promovon kriminelët dhe trafikantët.

Kryedemokrati gjatë fjalës së tij ka deklaruar gjithashtu se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë ka krerë të bandave të Shqipërisë.

Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha./Opinion.al

Share: