Home Approccio Italo Albanese Ekspozita në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991, Rama: Moment...

Ekspozita në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991, Rama: Moment përkujtimi për emigracionin dhe marrëdhëniet vëllazërore me Italinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një  ekspozitë të hapur  në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991 gjatë qëndrimit në rajonin e Puljas në Itali mbrëmjen e sotme.

Rama ka shpërndarë video në Facebook, ku shihet i shoqëruar në ekspozitë edhe nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.

“Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve dhe në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë”, shkruan Rama.

Top Channel

Share: