Home KRYESORE Tiranë/ Vijon zjarri në qendrën tregtare, në kërkim trupi i një 33-vjeçari

Tiranë/ Vijon zjarri në qendrën tregtare, në kërkim trupi i një 33-vjeçari

Prej 18 orësh vijojnë të dalin shtëllunga të mëdha tymi nga kati nëntokësor i qendrës tregtare në kryeqytet që shërben si magazinë për veshmbathje dhe këpucë.

Bëhet me dije se punonjësit zjarrfikës nuk kanë zbuluar ende trupin e 33-vjecarit Arjan Sala që mbeti i bllokuar në magazinë mbrëmjen e djeshme në tentativë për të fikur flakën dhe evakuuar punonjësit. Sipas Neës24 nga forcat zjarrfikëse sigurohet se zjarri është vënë nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen e vatrave në brendësi të dengjeve me rroba këpuce dhe produkteve të tjera plastike që ndodheshin në magazinë.

Aktualisht është duke u punuar me bombola oksigjeni dhe kundragaz për shkak të tymit të dendur dhe nxehtësisë së lartë që ka shkaktuar zjarri në ambientin e mbyllur.

Nga ekipi zjarrfikës thuhet se nuk ka asnjë gjurmë të 33-vjeçarit edhe pas këqyrjes së pjesës më të madhe të magazinës nëntokësore. Këto burime thonë se fillimisht është konstatuar tym nga magazina në katin minus 1.

Ndërkaq sipas mediave mësohet se sapo kanë vënë re zjarrin shefi i sigurisë dhe dy punonjës të tjerë kanë rendur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit. Sala ka hyrë në thellësi të magazinës ku dhe ishte vatra e flakëve që sa kishin nisur. Si shkak i tymit dhe rrezikut të asfiksisë dy punonjësit që kanë qenë më pranë daljes kanë mundur të dalin me shumë vështirësi ndërsa 33-vjeçari ka mbeturi bllokuar nga zjarri dhe tymi që është përhapur në një kohë shumë të shkurtër./Opinion.al

Share: