Home KRYESORE “Berisha forca dhe dobësia e PD”,Kadilli: Ta mbajë larg nga vendimi i...

“Berisha forca dhe dobësia e PD”,Kadilli: Ta mbajë larg nga vendimi i DASH

Fatbardh Kadilli, kandidati për kreun e PD është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të përfshijë PD në vendimin e DASH për shpalljen “non grata” në SHBA.

Kadilli foli dhe për projektin që ka për PD nëse do të marrë drejtimin e saj pas zgjedhjeve të së dielës. Ai tha në emisionin “Opinion” se do e ndryshoj PD nga ajo që ndërtoi Berisha dhe  Basha.

Për Kadillin, Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD, duke argumentuar se që nga viti ’92 PD nuk ka ardhur në mazhorancë si forcë e vetme.

Qëndrimi ndaj DASH për Berishën?

Kam qenë i pari që kam reguar dhe se vet kryetari dhe Berisha. I bindur se ai ka synimin dhe etikën për të kërkuar në rrugë private sqarimin e kësaj çështje. I kam bërë thirrje që ta shmang përfshirjen e PD në këtë çështje dhe jam i bindur që ka treguar kujdes dhe do të tregoj kujdes sepse i dhimbset PD më shumë se Lulzim Bashës. Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD, ka qenë ai që e ka mbajtur si parti që ka fituar. Por, gjithëmonë si forcë e dytë, që nga ’92 PD nuk ka fituar kurrë vetëm si sigël. Politikani më i talentuar që ka pasur Shqipëria, por unë shoh një PD të së ardhmes të shkëputur rrënjësisht nga tradita e PD së Berishës dhe e Bashës./ Opinion.al

Share: