Home KRYESORE Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëlllçin

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëlllçin

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg Thoma Gëlllçin, ish-drejtorin e RTSH-së, nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë në atë post.https://7d4cc997277461a1d1f809575d7bcfc4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

SPAK kërkoi një ditë më parë informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit, por pa dhënë detaje nëse janë zbuluar fakte penale.

Avokati Dorjan Matlija tha se zgjerimi i hetimeve është tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar.

Gëllçi bashkë me vartësit e tij, kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri. Gjithashtu të njëjtën kërkesë paraqitën edhe tre të arrestuarit e tjerë të vënë nën akuzë.

Avokati i tij më herët ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Kush është Thoma Gëllçi?

Thoma Gëllçi ka punuar si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit gjatë viteve 1985- 1992, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.

Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë.

Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me kryeministër, Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

Në vitin 2005, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016.

Top Channel

Share: