Home KRYESORE Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Europian

Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Europian

Roberta Metsola është pasuesja e David Sassoli. Ajo do të jetë presidentja e Parlamentit Eurpian pasi u zgjodh me një shumicë absolute prej 458 votash.

Metsola është anëtare e krahut të djathtë EPP nga Malta. Ajo ishte midis katër kandidatëve të tjetë për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotoëski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).

Secili nga kandidatët i bëri një kërkesë kolegëve eurodeputetë në Strasburg për të pasuar Sassolin, i cili vdiq më 11 janar dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.

Metsola ka qenë eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit që nga viti 2020.

Ajo është nëna e katër fëmijëve dhe është kritikuar nga disa prej kolegëve të saj për pikëpamjet e saj kundër abortit./Opinion.al

Share: