Home Gjeo-Ekonomia Stoltenberg: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, Aleanca ka 100 avionë në gatishmëri...

Stoltenberg: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, Aleanca ka 100 avionë në gatishmëri në 30 vende të ndryshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.

Ai theksoi se Rusia është një agresor, ndërsa Bjellorusia është mundësuesi.

“Bota kërkon llogari  nga Rusia dhe Bjellorusia për veprimet e tyre”, tha fillimisht Stoltenberg.

Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë, vijoi Stoltenberg.

Ne jemi duke vendosur elemente forcash në tokë, det dhe ajër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës”, tha ai.

Shefi i NATO-s garantoi se do të bëhet ajo që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.

Stoltenberg sqaroi gjatë fjalës së tij se objektivat e Kremlin-it nuk kufizohen vetëm në Ukrainë.

Ne shohim se forcat ukrainase po luftojnë me guxim dhe janë në gjendje të shkaktojnë dëme në forcat ruse”, tha ai.

Retorika e Rusisë mes një pushtimi të plotë tregon fuqishëm një plan për të hequr qeverinë e zgjedhur në Kiev, shtoi ai.

Për Stoltenberg nuk ka siguri në Evropë “pa një lidhje të fortë transatlantike”.

Top Channel

Share: