Home Gjeo-Ekonomia Zelensky: Jemi në prag të mbijetesës, Rusia do të depërtojë në Europë

Zelensky: Jemi në prag të mbijetesës, Rusia do të depërtojë në Europë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i tha parlamentit italian këtë mëngjes se vendi i tij ishte në prag të mbijetesës në luftën me forcat ruse. Ai paralajmëroi se ato dëshirojnë të depërtojnë në pjesën tjetër të Evropës.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të depërtojnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, tha ai.

Reuters raporton se, kryeministri italian, Mario Draghi, tha se Ukraina ka ofruar rezistencë “heroike” dhe se Italia do të mbështeste Kievin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Arroganca e qeverisë ruse është përplasur me dinjitetin e popullit ukrainas, i cili ka arritur të frenojë qëllimet ekspansioniste të Moskës dhe të imponojë një kosto të madhe për ushtrinë pushtuese”, tha Draghi në parlament pas fjalimit të Zelenskiy./Opinion.al

Share: