Home Gjeo-Ekonomia Video/Klitschko mesazh për shqiptarët:Nuk do harrojmë miqtë e vërtetë të Ukrainës

Video/Klitschko mesazh për shqiptarët:Nuk do harrojmë miqtë e vërtetë të Ukrainës

Me një video mesazh të kryebashkiakut të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, nisi manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që më shumë se një muaji po përballet me agresionin rus.

Kryebashkiaku Klitschko teksa falenderoi Shqipërinë për stehimin e refugjatëve ukrainas tha se e çmon mbështetjen politike dhe ndërkombëtare të vendit tonë.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!.

Ju sugjerojmë

Share: