Home Gjeo-Ekonomia Bujar Leskaj: Ambasadorë amerikanë për shqiptarët

Bujar Leskaj: Ambasadorë amerikanë për shqiptarët



28 korriku i vitit 1922, dita kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën marrëdhëniet diplomatike me ne përfaqëson një datë të shënuar në historinë e Shtetit shqiptar. Në Jubileun e 100 Vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, përmbledhja-kolanë me 6 vëllime e librit “Ambasadorë amerikanë për shqiptarët”, e publicistit, gaze tarit dhe intelektualit atdhetar Ramiz Lushaj vjen në kohën e duhur, si një kontribut i rëndësishëm për kujtesën tone kombëtare dhe historike, si një libër me dokumenta i dobishëm për t’u lexuar.

Është për të ardhur keq, por duhet ta pranojmë se, edhe pse në 110 vite të Shtetit shqiptar është ravijëzuar botërisht se SHBA-të janë aleati ynë kryesor strategjik, trashëgimia e botimeve mbi raportet SHBA-Shqipëri vjen e pakët dhe nga opinioni ynë publik nuk dihet mjaftueshëm për historinë dhe karakteristikat e këtyre relatave, të cilat janë tejet të veçanta, në këndvështrimin historik dhe gjeostrategjik. Disa autorë dhe studjues janë përpjekur ta mbushin disi këtë boshllek, sikurse studjuesi boshnjak Haris Silajxhiç me veprën madhore “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit” (1999), diplomati i shquar, deputeti i djathtë dhe eskperti i politikave të sigurisë Leonard Demi me monografi në “Shqipëria dhe Diplomacia Amerikane” (2009), studjuesi dhe kulturologu i njohur Ndriçim Kulla me punimin “Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, një historik gjithëpërfshirës” (2017), diplomati i mirënjohur Mal Berisha me botimet “Amerikani Charles Telford Erickson- Një jetë kushtuar Shqipërisë”- tre vëllime (2012); “Herman Bernstein, Ambasadori i SHBA në Mbretërinë Shqiptare, 1930 – 1933” (2014) dhe gazetari e studjuesi Ilir Ikonomi me veprën “Pushtimi: ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin”(2014), vepra “Nga lufta në paqe: Shqipëria dhe SHBA (1939-1946) nga prof. dr. Hamit Kaba etj.

Studjuesi i mirënjohur Ndriçim Kulla në monografi në e tij “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, cilëson se “Dy ambasadorë amerikanë, me detyrë në Shqipëri në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, shkruajtën libra për Shqipërinë, ndërsa një tjetër ambasador amerikan, që ka qenë në Shqipëri përpara Luftës së Dytë Botërore, Post Wheeler, u apasionua aq shumë me vendin, sa mblodhi dhe përktheu në anglisht përralla shqiptare, me të cilat botoi një libër në Amerikë. Më pak se tre dekada pas krijimit të shtetit shqiptar, SHBA-të u kthyen në të vetmin shtet, tre ambasadorë të të cilit kishin shkruar libra për një vend të vogël si Shqipëria”.

Amerikani Charles Telford Ericson, i cili nga qeveria e Kongresit të Lushnjës e vitit 1920 e Sulejman Delvinës u emërua si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, sjell një veçanti në këtë fushë, pasi ka shkruar pesë libra për Shqipërinë. Libri “Ambasadorë amerikanë për shqiptarët” në 6 vëllime, në fakt është përmbledhja e studimeve, fjalimeve, shkrimeve, intervistave dhe deklaratave të ambasadorëve amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të disa personaliteteve të tjera të shquara të politikës, jetës dhe shoqërisë amerikane, të cilën punëtori i palodhur i letrave shqipe, Ramiz Lushaj, Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane ia paraqit sot lexuesit shqiptar kudo në botë, sjell një vlerë të shtuar evidente në këtë këndvështrim, për shumë arësye, të cilat po i rendis si më poshtë:

E veçanta e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane Siç pohojnë studjuesit e fushës, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të një karakteri shumë specifi k. Shumë rrallë ndodh që vendi dhe kombi më i fuqishëm dhe i prosperuar i kohës të jetë ai, i cili t’i ofrojë miqësinë, aleancën dhe të gjithë potencialin e tij një vendi dhe një kombi të vogël, siç është rasti i SHBA-ve me Shqipërinë dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Kjo qasje gati unikale ka gjeneruar specifi kën e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Një veçanti e farkëtuar përgjatë këtyre 100 viteve marrëdhënie me shumë kujdes e pasion, e cila arriti t’i rezistojë edhe cunamit të prerjes së njëanshme dhe të dhunshme të marrëdhënieve diplomatike nga regjimi diktatorial komunist i Tiranës për gati një gjysëm shekulli (1946-1990).

Kjo prirje e SHBA-ve për marrëdhënie speciale me një vend të vogël si Shqipëria dhe një komb të vogël si shqiptarët, si dhe disa momente kulmore kur SHBA-të kanë shpëtuar vetë ekzistencën e Shtetit shqiptar, kanë bërë që tek shqiptarët të lindë një ndjenjë proamerikanizmi shumë e theksuar dhe e thellë.

Këtë ndjenjë e luftoi regjimi komunist i Enver Hoxhës por nuk e zhduku dot, madje, në mënyrë paradoksale, mund të thuhet se e forcoi kundër dëshirës së tij. Shqiptarët e sfi duan antiamerikanizmin e diktatorit të tyre, duke dëgjuar çdo ditë “Zërin e Amerikës”. Fakti që “Zëri i Amerikës” vazhdoi të transmetonte gjatë gjithë kohës së Luftës së Ftohtë në gjuhën e një vendi të vogël si Shqipëria, është tregues i bindjes së thellë që SHBA-të kishin se shqiptarët e izoluar do të mbeteshin proamerikanë.

Në çdo kohë të vështirë të shqiptarisë, patriotët dhe qytetarët shqiptarë nga të gjitha viset e Shqipërisë etnike kanë përsëritur devizën e Fan Nolit të madh:”Mbahu Nëno, mos ki frikë/se ke djemtë në Amerikë!”. Dhe realisht, zhvillimi i Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në Ballkan, si dhe problematikat e çështjes shqiptare në rajon kanë gjetur gjithnjë mbështetje dhe një avokati të pashembullt nga patriotët shqiptaro-amerikanë të SHBA-ve, nënshtetas amerikanë, të cilët kanë përbërë ambasadorin më të mirë të kombit shqiptar në Amerikë.

Edhe pse diktatori Hoxha e nxiti për një gjysmë shekulli antiamerikanizmin në Shqipëri, kur erdhi dita të provohet se sa vend kishte zënë te shqiptarët kjo nxitje, u verifi kua katërcipërisht në të kundërtën e saj në ditën e vizitës së Sekretarit Amerikan te Shtetit James Baker në Shqipëri, në qershor 1991, ku mbi treqind mijë vetë u derdhen në rrugët e Tiranës dhe në sheshin Skenderbej, duke brohoritur me ovacione “Baker, Baker!”.

Vizita u shndërrua në një referendum mbarëpopullor për qëndrimin e shqiptarëve ndaj SHBA-ve dhe gjithë bota e konstatoi se, edhe pse me marrëdhënie diplomatike të prera dhunshëm për gati një gjysëm shekull nga diktatura komuniste, shqiptarët ishin dhe mbeten ndër popujt më pro- amerikanë të botës.

Përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve në Shqipëri në këto vite konfirmojnë se “Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë dhe ofron mundësi për të gjithë njerëzit e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Si një Aleate e çmuar e NATO-s, Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj partneritetit tonë të sigurisë – kudo në botë. Jemi krenarë të qëndrojmë si aleatë të NATO-s bashkë me Shqipërinë”.

Pak histori mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Themelet e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane kanë nisur të ndërtohen shumë vite përpara krijimit të shtetit shqiptar dhe përpara se sa SHBA-të të nisnin të ndërhynin në Europë në Luftën e Parë Botërore më 1917. Më 1 qershor 1880, gazeta prestigjoze amerikane “New York Times” shkruante “Evropa ka krijuar një principatë për bullgarët; Serbia e Mali i Zi janë bërë të pavarura dhe e kanë shtuar territorin e tyre; për këtë shqiptarët të cilët kanë qenë të lirë dhe të pavarur para shumë shekujsh, kanë të drejtën të krijojnë shtetin e tyre”.

Në vitin 1908 në Shqipëri vjen Charles Telford Ericson, një publicist, diplomat dhe gazetar i shquar amerikan, i cili, pasi njohu mirë Shqipërinë dhe shqiptarët, duke i quajtur “zambaku i Ballkanit”, u bë amerikani i parë që punoi për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Në shumë shkrime, në gazetat amerikane dhe angleze, që nga mbërritja në Shqipëri e deri më 1913, Ericson i bëri jehonë sjelljes së papërgjegjshme të Europës ndaj Shqipërisë, por edhe masakrave të Serbisë dhe Greqisë ndaj popullsisë shqiptare.

Në vitin 1914, kur Shqipëria ishte shtet nën kujdestarinë e gjashtë fuqive të mëdha europiane, dhe midis vendeve kujdestare nuk ishte SHBA, ministri fuqiplotë (ambasadori) amerikan në Greqi, George Fred Williams, i cili mbulonte përkohësisht edhe shtetin e ri shqiptar, u urdhërua nga Washingtoni që të bënte një udhëtim në Shqipëri. Ambasadori Fred Williams e kreu udhëtimin, duke shkruar librin e njohur “Shqiptarët (The Shkypetars)”. Në libër ai thekson:”Kur më në fund Turqia u copëtua, Europa u vërsul mbi këtë popull heroik dhe i shkëputi disa nga pjesët më të mira të territorit të tij dhe më tej mori përsipër t’i impononte një qeveri aq despotike nga natyra, sa edhe vetë Porta e Lartë nuk do ta kishte parafyturuar. Në vend të kartës së lirisë, Europa solli një princ, një komision dhe një polici për qeverisjen e Shqipërisë, pa e vrarë mendjen se ky popull duhet ta ketë një zë në qeverinë e vet. Ishte kjo tirani e pastër, deri në palcë dhe ndërkohë Amerka heshtte, sepse populli amerikan akoma nuk i di faktet që sot e kam marrë penën për t’i shpalosur para tij për historinë e dhimbshme të shqiptarëve trima, të cilët luten për larine dhe pavarësinë për vete, për fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijve…

Që Europa e ka marrë më qafë mizorisht Shqipërinë, kjo as që mund të vihet në diskutim, por që të ndreqen këto gabime duhet drejtësi. Shqiptarët mund të kërkojnë nga Europa jo vetëm drejtësi, por edhe reparacione. Europa e krishterë mban përgjegjëi për skllavërimin dhe varfërimin e këtij populli të pafajshëm”. Kulmi i parë i madh i marrëdhënieve SHBA- Shqipëri ishte kontributi i Presidentit amerikan Tomas Woodrow Wilson për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe vetë ekzistencës së shtetit shqiptar në vitet 1919-1920. Ishte Wilson, i cili në Konferencën e Paqes në Paris 1919, duke shpalosur doktrinën e tij të vetëvendosjes së popujve, mbështeti fuqimisht rikonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë, e cila në realitet në ato momente ishte një pavarësi e humbur! Ishte vetoja e fuqishme dhe unikale e Wilson, që shkatërroi planet e Serbisë, Greqisë dhe Italisë së kohës, për të eliminuar dhe fshirë nga harta Shtetin shqiptar. Është kuptimplotë të lexosh sot, pas 103 vjetësh, atë që Wilson tha ato ditë qershori 2019 në Paris: “Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë t’i përgjigjet sinjalit “SOS” dhe t’i afrojë ndihmë anijes që po mbytet”.

Ajo që kanë bërë SHBA-të për Kosovën në vitin 1999 është e njohur botërisht, por 80 vjet më parë se SHBA të çlironin Kosovën, në vitet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ato kishin si partner Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili vepronte në Shqipëri, për të shpërndarë ndihmat humanitare amerikane te refugjatët shqiptarë të Kosovës, të ardhur në Shqipëri për shkak të masakrave serbe. Interesi i SHBA-ve për Shqipërinë, pas Konferencës së Paqes në Paris 1919-1921, mori një dimension shumë të thellë, të fortë dhe të gjerë, deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në 28 korrik 1922. Ambasadorët amerikanë, fjalimet, shkrimet dhe studimet e të cilëve i sjell me referenca të plota dhe një përzgjedhje të kujdesshme përmbledhja e Ramiz Lushaj, janë dëshmitarë të interesit në rritje dhe të jashtëzakon shëm të SHBA-ve ndaj Shqipërisë.

Diplomacia dhe qeveria e SHBA-ve i dha prioritet këtyre marrëdhënieve me Shqipërinë, nëpërmjet një sërë vendimesh, të tilla si akordimi i Statusit të Kombit më të Favorizuar më 28 dhjetor 1925, heqja e vizave me Shqipërinë, Marrëveshja e Ekstradimit dhe ndërtimi i godinës së ambasadës amerikane në Tiranë, me vendimin e 21 gushtit 1926, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtonte jashtë SHBA-ve deri në atë kohë. Të gjitha këto vendime dëshmonin për vizionin e qartë dhe perspektivën e marrëdhënieve të SHBA-ve me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin i pari shtet në botë që denoncuan pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939! SHBA-të, ende asnjanëse në atë kohë ndaj luftës, bënë çmos ta ekspozonin dhe dënonin aktin e pushtimit. Profi li i lartë i përfaqësuesve të Shtetit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë

Sikurse i referohet studjuesi Ndriçim Kulla në librin “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, “Ambasadorët amerikanë të emëruar në Shqipëri kanë qenë gjithmonë personalitete me cilësi të larta profesionale dhe me profi l të shquar në shoqëri, mbi nivelin e ambasadorëve që SHBA-të dërgojnë zakonisht në vende të përmasave të Shqipërisë”.

Profilin më të plotë të ambasadorëve amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë e sjell punimi i hulumtuesit të talentuar Ramiz Lushaj “Ambasadorë amerikanë për shqiptarët”, vëlli mi i parë. Materialet në këtë vëllim të parë dëshmojnë se ekipi diplomatik i 19 Ambasadorëve Amerikanë dhe të Ngarkuarve me Punë në Shqipëri në këto 100 vite marrëdhënieve diplo matike dhe ai i 6 mbasadorëve amerikanë dhe të Dërguarit Special në Kosovë përfaqësojnë, në shumicën dërrmuese të rasteve, jo vetëm diplomatë karriere, por edhe personalitete që i kanë dhënë shumë vendit të tyre, përpara se të vinin në Shqipëri e Kosovë, që kanë shkëlqyer në kryerjen e detyrës në vendet tona, por edhe që kanë ndjekur një karriere të suksesshme, pas largimit nga Shqipëria dhe Kosova.

19 ambasadorët amerikanë dhe të Ngarkuarit me Punë në Shqipëri

  1. Pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipë risë dhe SHBA në vitin 1922, i pari përfaqësues diplomatic amerikan në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë ishte Maxuell Black, i cili mbante njëkohësisht detyrën e konsullit amerikan në qytetin Tangier të Marokut. Ai përfaqesonte një nga diplomatët më të rëndësishëm amerikanë në botë në atë kohë. Black, tre vite pas ardhjes në Shqipëri, do të rikthehej në detyrën e Konsullit të Përgjithshëm në Marok, të cilën do ta mbante për 15 vite deri në 1940.
  2. Ambasadori Ulysses Grant-Smith, ministri i pare fuqiplotë amerikan në Shqipëri, i cili qëndroi në detyrë nga 4 dhjetori 1922 deri në 8 shkurt 1925, mbante një emër historik, duke qenë nipi i komandantit të famshëm ushtarak të Unionit të Veriut në Luftën Civile Amerikane dhe më pas President i SHBA, Ulysses Grant. Z. Grant-Smith ishte një diplomat karriere, i Ngarkuar me Punë në Danimarkë dhe në 1919 Komisioner Amerikan në shtetin e porsakrijuar të Hungarisë, me detyrë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Pas largimit nga Shqipëria, ai shkoi si Ministër Fuqiplotë në Uruguaj, një vend i Amerikës Latine, ku SHBA kishin interesa të rëndësishme. Gjatë vitit 1922, misionit amerikan në Shqipëri i bashkohet edhe Charles Telford Ericson, pasi në vitet 1919-1920 u zgjodh delegat nderi në Konferencën e Paqes në Paris nga Vatra, Federata Panshqiptare e Amerikës dhe nga qeveria e përkohshme e Shqipërisë e Sulejmand Delvinës. Ericson veproi si Ministër Fuqiplotë (komisioner special) i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara në vitet 1920-1921 dhe, nga viti 1922 deri në vitin 1923, ndihmoi stafi n diplomatik në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ai i propozoi Fan Nolit dhe Ahmet Zogut ngritjen e shkollave profesionale për djem dhe vajza, veçanërisht për bujqësinë. Në vitin 1925 u hapën shkollat me emrin “Shkollat Shqiptaro-Amerikane të Bujqësisë” në Golem të Kavajës. Erickson punoi atje si drejtor shkolle deri në vitin 1937.
  1. I treti përfaqësues diplomatik amerikan në Shqipëri ka qenë Charles T. Hart, një emërim politik i Presidentit Coolidge, dy muaj pasi kishte ardhur në Shtëpinë e Bardhë. Hart qëndroi në Shqipëri me detyrën e Ministrit Fuqiplotë nga 1 gushti 1925 deri në 12 dhjetor 1929.
  2. Herman Bernstein, ishte edhe ai një emërim politik i Presidentit republikan Herbert Hoover, në 17 shkurt 1930. Ndërkohë, Bernstein ishte dhe një gazetar dhe shkrimtar hebre shumë i njohur amerikan dhe më gjerë, mik personal i Presidentit Hoover. Kur presioni italian ndaj Shqipërisë u rrit shumë në vitin 1934, Bernstein botoi në gazetën New York Times shkrimin me titull: “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike”. Bernstein është ndër amerikanët më të shquar që kanë ardhur me detyrë diplomatike në Shqipëri.
  3. Përfaqësuesi i pestë diplomatik amerikan në Shqipëri ishte Post Wheeler, një diplomat karriere. Ai u emërua nga Presidenti Roosevelt në 26 gusht 1933. Kur erdhi në Shqipëri, ai kishte 27 vjet karrierë diplomatike në detyra të rëndësishme, si Sekretar i Dytë i Ambasadës Amerikane në Japoni. 6. Përfaqësuesi i gjashtë amerikan në Shqipëri ishte Hugh Gladney Grant, një emërim politik i Presidentit Roosevelt më 9 gusht 1935. Ai është i vetmi përfaqësues diplomatic amerikan në Shqipëri, i cili është larguar nga detyra, i detyruar nga një shtet i huaj që pushtoi Shqipërinë. Kur Italia pushtoi Shqipërinë në prill 1939, qeveria kolaboracioniste e Tiranës, me urdhër të Romës ia hoqi statusin diplomatik z. Grant në 5 qershor 1939. Por z. Grant e zgjati periudhën e qëndrimit që lejohet në këto raste për mbylljen e Legatës deri në 16 shtator të atij viti. Ai u largua nga Shqipëria në 26 shtator të atij viti. Për qëndrimin e tij në Shqipëri, veçanërisht për periudhën e fundit pas pushtimit italian, Grant ka botuar edhe një libër me kujtime, libri i tij i dytë për Shqipërinë, i shqipëruar nga studjuesi Ilir Ikonomi. Pas largimit nga detyra, Grant u emërua në 1940 me detyrën e Ministrit Fuqiplotë Amerikan në Tailandë.
  4. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në përgjigje të kërkesës që i bëri qeveria shqiptare SHBA-ve për vendosje të marrëdhënieve diplomatike, qeveria amerikane, sipas protokollit të saj, vendosi të dërgojë në Shqipëri një mission diplomatik vëzhgues, të ngjashëm me atë që ishte dërguar në 1922. Më 7 prill 1945, Sekretari i Departamentit të Shtetit emëroi diplomatin Joseph E. Jacobs me detyrën e shefi t të misionit vëzhgues diplomatik amerikan në Shqipëri. Jacobs erdhi në Shqipëri në 8 maj të atij viti dhe qëndroi deri në tetor 1946. Gjatë kësaj kohe, Harry Fultz, amerikani më i madh që ka punuar dhe jetuar tek ne, rikthehet në Shqipëri, si anëtar I një misionit zyrtar amerikan, pas një mungese prej më shumë se 10 vitesh. Ai u shoqërua nga vajza e tij Joan. Pesë vjet më vonë, ata të dy botuan një libër me vjersha të titulluar «Lines to Illyria» (Vargje për Ilirinë) i cili u shkrua gjatë qëndrimit të tyre në vend.
  5. Më 10 tetor 1946, detyrën e shefi t të misionit amerikan në Shqipëri e mori George D. Henderson, i cili e mbajti këtë detyrë deri në 14 nëntor kur misioni amerikan u largua nga Shqipëria. 1991 nga Christopher R. Hill, që mbante detyrën e të Ngar kuarit me Punë të SHBA në Shqipëri. Viti 1991 ishte viti jo vetëm i një fi llimi të ri në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe një vit i kthesës së madhe për zhvillimin e Shqipërisë si vend demokratik dhe partner serioz e besnik i SHBA-ve. Christopher Hill më vonë do të bëhej një diplomat i njohur në rang botëror, si një nga tre negociatorët në Konferencën e Rambouillet në 1999 dhe si negociatori amerikan në bisedimet për çështjen e armëve bërthamore me Korenë e Veriut. Ai sot shërben si ambasador i SHBA-ve në Serbi. Megjithëse Hill pas ardhjes së ambasadorit tek ne, u bë sekretar i pare i ambasadës, ai pati faktikisht një rang më të lartë, të një lloj bashkë-ambasadori. Në vitin 2016, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën më të lartë për një të huaj “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA-vë në Tiranë.
  6. Me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA në 15 mars 1991, në maj 1991 erdhi në Shqipëri William E. Ryerson, me detyrën e Komisionerit Amerikan në Shqipëri, në mënyrë të ngjashme siç ishte vepruar në 1922. Ryerson kishte mbajtur detyrën e konsullit në shumë vende, duke qenë një veteran i shërbimit konsullor amerikan në botë. Ryerson përgatiti vizitën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, James Baker, në Tiranë, në qershor 1991. Më 21 dhjetor 1991, ai paraqiti kredencialet si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri dhe vazhdoi aktivitetin e tij si ambasador deri në vitin 1994.
  7. Pasuesi i Ryerson ishte në vitin 1994 Joseph E. Lake, një diplomat me përvojë që kishte qenë Sekretar i Dytë në Tailandë, Sekretar i Parë dhe Zv/Ambasador në Bullgari, si dhe Drejtor i Qendrës së Operacioneve në Departamentin e Shtetit. Pas largimit nga Shqipëria, Lake u emërua Zëvendës-Asistent i Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Menaxhimin e Informacionit.
  8. Mariza R. Lino ishte një diplomate karriere, e para ambasadore amerikane femër në Shqipëri. Ajo e mori detyrën më 4 shtator 1996. Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1999, ka mbajtur detyra të rëndësishme, si këshilltare për çështjet ndërkombëtare e Sekretarit të Homeland Security (Ministria e Punëve të Brendshme e SHBA) dhe ne vitin 2007 si Asistente për Çështjet Ndërkombëtare e Sekretarit të Departamentit të Shtetit.
  9. Pas largimit të parakohshëm të Linos, në Shqipëri erdhi për disa muaj si i ngarkuar me punë një diplomat karriere i rëndësishëm amerikan, James W. Pardew. Ai kishte qenë anëtar i Ekipit Negociator të kryesuar nga Richard Holbrooke në Konferencën e Daytonit dhe në kohën që erdhi në Shqipëri, mbante detyrën e Zëvëndësit të Këshilltarit Special të Presidentit Clinton dhe Sekretares së Shtetit, Ma deleine Albright për Ballkanin.
  10. Më 8 shtator 1999, si ambasador erdhi Joseph Limprecht, një diplomat karriere. Postet e tij përfshinin shërbimin si këshilltar për sigurinë publike në misionin e SHBA-së në Berlin nga viti 1985 deri në 1988 dhe drejtimin e operacioneve kundër narkotikëve në Islamabad, Pakistan deri në vitin 1991. Në vitet 1992-1997, Limprecht shërbeu si zëvendësdrejtor i Zyrës së Izraelit dhe Çështjeve Arabo- Izraelite. Ndërsa kryente detyrën e ambasadorit në Shqipëri, ai u nda nga jeta më 19 maj 2002.
  11. Më 22 tetor 2002 vjen në Shqipëri si ambasador James F. Jeffrey, një diplomat i kompletuar dhe ndër më infl uentët e kohës në diplomacinë amerikane. Ai u largua përpara mbarimit të afatit më 2 maj 2004, për shkak se mori një detyrë shumë të rëndësishme, atë të të ngarkuarit amerikan për të bërë kalimin e zyrës amerikane në Irak, nga Autoriteti i Përkohshëm i Okupimit të Irakut në Ambasadë, ku ai u emërua zëvëndësambasador. Në 2006, ai u bë Këshilltar Special për Irakun i Sekretarit të Departamentit të Shtetit. Më pas Jeffrey u bë ambasadori amerikan në Irak(2008-2010), ku ishte ambasada amerikane më e madhe në botë, me 16 mijë punonjës dhe me një buxhet prej 6 miliardë dollarë. Jeffrey është i vetmi nga përfaqësuesit diplomatikë amerikanë që kanë qenë me detyrë në Shqipëri, që ka fi tuar titullin më të lartë diplomatik që jepet në SHBA, atë të Ambasadorit të Karrierës, në vitin 2010, në moshën 64 vjeç. Ai është gjithashtu i vetmi nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, që nga mbajtur një detyrë të lartë në stafi n e një presidenti amerikan, atë të Zëvendës-Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, në vitet 2007-2010.
  12. Më 20 tetor 2004, Marcie B. Ries, një diplomate karriere merr detyrën si Ambasadore në Shqipëri. Ajo e la postin përpara kohe, më 16 qershor 2007, pasi mori një detyrë mjaft të lartë diplomatike në ambasadën amerikane në Irak, si Ministër-Këshilltar për çështjet politiko-ushtarake. Gjatë mandatit të saj, Shqipërinë e vizitoi më 10 qershor 2007 për here të parë një president i SHBA-ve, Presidenti George W. Bush, i cili i siguroi shqiptarët se aspirata e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ishte në prag të përmbushjes së saj dhe se mbështetja e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës ishte e palëkundur, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia.
  13. Pasuesi i saj në postin e ambasadorit në Shqipëri u bë më 27 gusht 2007 John Lovelle Withers II, diplomat karriere. Para se të vinte në Shqipëri, ai kishte mbajtur detyra të rëndësishme për një diplomat, si desk offi cer për çështjet kineze në Departamentin e Shtetit (1986-1988), zyrtar politik (political offi cer) në Moskë (1991-1993), në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore dhe Veriore në Departamentin e Shtetit (2001-2002) dhe Drejtor i Qendrës së Operacioneve në Departamentin e Shtetit (2003-2005). Gjatë shërbimit të Withers në Shqipëri, vendi ynë u anëtarësua në NATO në vitin 2008, meritë edhe e orientimit euroatlantik që Partia Demokratike e Shqipërisë i dha politikës shqiptare pas vitit 1991 dhe e drejtuesve të lartë të Shtetit të asaj kohe, Presidentit Prof. Dr. Bamir Topi dhe Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha.
  14. Më 1 korrik 2010, Presidenti Obama emëroi ambassador në Shqipëri Alexander Arvizu, një diplomat karriere. Përpara se të vinte në Shqipëri, ai mbajti detyra diplomatike me rëndësi, si zëvendësambasdor në Kamboxhia (2000-2003) dhe Tailandë (2004-2007). Në shkurt 2015, Arvizu u emërua zëvendës i Asistentit të Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjeve.
  15. Ambasadori pasardhës Donald Lu paraqiti letër-kredencialet e tij më 13 janar 2015. Përpara se të merrte postin në Shqipëri, ai mbajti disa detyra të rëndësishme, si Zv/Ambasador në Indi, në Azerbajxhan dhe Kirgizizistan. Pasi u largua nga Shqipëria në vitin 2019, Lu caktohet ambasador në Kirgizizistan dhe më 19 shtator 2021 merr një detyrë shumë të lartë, si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Azinë. Ky është posti më i lartë që një ish-ambasador në Shqipëri ka mbuluar deri tani. 19. Në këtë 100 Vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në postin më të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë vazhdon zonja Juri Kim, ambasadorja e tretë femër e SHBA-ve në Shqipëri, e votuar nga Senati Amerikan më 19 dhjetor 2019. Përpara se të vinte këtu, ajo ka sherbyer si Drejtore e Qendrës për Studimin e Diplomacisë në Departamentin e Shtetit, Shefe e Kabinetit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit Blin- ken dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

6 ambasadorët amerikanë dhe i Dërguari Special në Kosovë

  1. Edhe pse nuk ka patur detyrën e ambasadorit në Kosovë, në vitet 1998-1999, Christopher Robert Hill, si i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Klinton në Kosovë, i shërbeu fort asaj. Sot ai është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Hill shërbeu si ambasador i SHBA-së në Maqedoni nga viti 1996 deri në 1999, ambasador në Poloni nga 2000 deri në 2004 dhe ambasador në Republikën e Koresë nga 2004 deri në 2005, përpara se sa të emërohej si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.
  2. Christopher Dell, diplomat i karrierës. Ishte Amba sador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i SHBA në Kosovë, i emëruar më 13 korrik 2009, i paraqiti Letrat Kredenciale më 24 gusht 2009, e përfundoi misionin e tij diplomatik më 9 gusht 2012. Më herët, ishte Ambasador i SHBA në Angola dhe në Zimbabve.
  3. Tracey Ann Jacobson, diplomate e karrierës në Shër bimin e Jashtëm të SHBA. Ambasadore e SHBA në Kosovë, e emëruar më 2 prill 2013, i paraqiti Letrat Kredenciale më 21 gusht 2012 dhe u largua nga detyra më 10 gusht 2015. Ka shërbyer si Ambasadore e SHBA në Turkmenistan, Taxhikistan, pasi u largua nga Kosova, ushtroi detyrën si Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare (2017). Doli në pension, por u rikthye në detyrë aktive më 2021, si Drejtoreshë e Departamentit të Shtetit të Task Forcës së Afganistanit.
  4. Gregory F. Delawie, diplomat i karrierës. Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i SHBA në Kosovë: i emëruar më 29 korrik 2015, i paraqiti Letrat Kredenciale me 21 gusht 2015 dhe u largua nga misioni diplomatik me 20 shtator 2018. Ka shërbyer Zv/Shef i Misionit në Ambasadën Amerikane në Kroaci dhe Gjermani.
  5. Philip Scott Kosnett është ambasadori i pestë i SHBA në Kosovë (2018-2021); u emërua në korrik 2018 nga Presidenti Amerikan Donald Tramp dhe u konfi rmua nga Senati Amerikan në shtator 2018. Filloi detyrën në Prishtinë më 27 nëntor 2018 dhe u largua më 17 shtator 2021. Më herët, ambasadori Kosnet ishte Zv/Ambasador dhe i Ngarkuar me Punë i SHBA në Turqi (2016-2018).
  6. Jeffrey M. Hovenier është ambasadori aktual në Kosovë. Gjatë gjithë karrierës së tij mbi 30-vjeçare dhe në funksione të ndryshme, ambasadori Hovenier ka përfaqësuar prioritetet dhe angazhimet strategjike të SHBA-së për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Në vitin 1999, ndërsa shërbente në misionin e SHBA-së në OSBE, ai ishte anëtar i delegacionit të SHBA-së në Procesin e Rambuje-së. Në vitin 2001, ai shërbeu si negociatori kryesor i SHBA-së për Ministerialin e OSBE-së në Bukuresht dhe Marrëveshjen për Stabilitetin sipas Nenit V të Dejtonit, si dhe përfaqësoi Shtetet e Bashkuara në Forumin Politiko-Ushtarak të OSBE-së për Bashkëpunimin e Sigurisë. Sikurse e thekson edhe Lushaj në librin e tij, faqe 298, në Prishtinë, më 21 janar 2022, Hovenier angazhohej se “ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të avokojmë për interesat dhe vizionin tone të përbashkët: -një Kosovë plotësisht të angazhuar dhe të integruar në rajon dhe në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, me marrëdhënie të përmirësuara, të normalizuara me fqinjët e saj; -një Kosovë me institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efi kase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi, i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë kosovarëve; dhe -një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme, dinamike që tërheq investime, mbron mjedisin dhe mban në vend talentin inovativ”. Harry Fultz:

Ambasadori i padekretuar i SHBA-ve në Shqipëri

Këtë parathënie modeste të librit “Ambasadorë ameri kanë për shqiptarët”, me përmbledhje të shkrimeve dhe diskutimeve të ambasadorëve amerikanë, të përgatitur nga studjuesit dhe hulumtuesi i palodhur Ramiz Lushaj, dëshiroj ta mbyll me portretin e një amerikani të madh, Harry Fultz-it (1888-1980), Ambasadorit të padrekretuar të SHBA-ve në Shqipëri, të sjellë në libër në faqet 109-112, përmes një profile të mrekullueshëm të skicuar nga ish-nxënësi i tij, Anton Logoreci (1910-1990). Logoreci, një nga fi gurat e shquara të emigrimit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, shkrimtar, diplomat, publicist dhe gazetar shumëvjeçar në BBC, shkruan: “Pothuajse të gjithë e njohin Harry Fultz, ish Drejtor i Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë… Shumë vetë, po ashtu dhe unë, i kemi borxh një mirënjohje të madhe. Me të vërtetë mund të themi që ai ka bërë më shumë se çdo intelektual tjetër për t’i dhënë formë zhvillimit arsimor dhe kulturor të Shqipërisë në periudhën midis dy luftrave boterore. Ai ishte në gjendje të arrinte këtë sepse kombinoi shumë cilësi të shquara. Energjia e tij ishte e tillë që gjatë 12 vjetëve që kaloi në këtë vend bëri punën e shumë njerëzve. Shumanshmëria e tij ishte po aq e madhe sa edhe energjia e tij. Përveç se ishte një mësues i madh dhe frymëzues, ai ishte edhe një administrator i aftë, inxhinier, mjeshtër për tregti dhe artizanat. Shkurt ai ishte një shembull i shkëlqyer i njeriut të mendimit dhe veprimit…, duke krijuar një shkollë, e cila në fund ishte një nga institucionet më të mira të llojit të saj në Ballkan”.

* * *

Nëse një ditë në një nga malet e Shqipërisë ose të Kosovës, do të arrijmë të gdhendim në gur profi let e katër Presidentëve Amerikanë që i kanë dhënë më shumë kombit shqiptar, njëlloj si kanë bërë amerikanët me baballarët e tyre të kombit në malin Rushmore (Presidentët George Washington (1732– 1799), Thomas Jefferson (1743–1826), Theodore Roosevelt (1858–1919) dhe Abraham Lincoln (1809–1865), në mallet tona duhet të përjetësohen profi let e Presidentëve Woodrow Wilson (1913-1921), George H.W. Bush (1989-1993), Bill Klinton (1993-2001) dhe George W. Bush (2001-2009), si figurat politike amerikane që garantuan mbijetesën e Shtetit shqiptar, i dhanë pavarësinë Kosovës dhe sigurinë Shqipërisë me anëtarësimin në NATO.

Share: