Home Gjeo-Ekonomia Paketa antikrizë, Unioni i Transportit Publik kërkesë instancave shtetërore për ndërhyrje: Nuk...

Paketa antikrizë, Unioni i Transportit Publik kërkesë instancave shtetërore për ndërhyrje: Nuk ofrojmë abone në gusht nëse nuk ka reagim

Unioni i Transportit Publik ditën e sotme i ka bërë kërkesë instancave shtetërore për ndërhyrje të menjëhershme për miratimin e vendimit subvensionues për vijushmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës ,për ta kthyer këtë shërbim rentabel!

Në rast të mos reagimi, Unioni i Transportit Publik ka njoftuar se  operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022,dule shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale!

Kërkesa e plotë:https://22a5bd028efa15f77e7d705db4eb0a34.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Drejtuar: Z.Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë

Për dijeni: Z. Taulant Tusha Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike

  1. Enton Punavija Drejtoria e Transportit dhe Trafikut

Lënda: informacion urgjent mbi mundësinë e ndërprejes së shërbimit të tranportit qytetës në mungesë të subvencionit.

I nderuar Zoti Kryetar,

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ), në vijim të shkresës së dërguar në dt. 06/05/2022 (bashkëngjitur) konfirmon edhe një herë se të gjithë operatorët e transportit qytetës, përpos vështirësive të shumta qe kane ndodhur si pasoje e pandemise dhe tani sipas luftes ne Ukraine, kanë vijuar me ofrimin e shërbimit pa ndikuar cilësinë e tij.

Aktualisht, ruajtja e niveleve të larta  e cmimit te karburantit si pasoje e luftes Rusi-Ukraine e ka veshtiresuar akoma me shume mundësinë e vazhdimit të ketij sherbimi.

Edhe pas përfundimit të ndihmës se pare anti-krize nga qeveria në lidhje me kompensimin e cmimit të karburantit, të gjithë operatorët gjenden të përballur me inflacionin, cmimin e rritur të karburantit dhe derivative të tij, shtrejtësisë së pjeseve te kembimit per mirembajtje, etj. Ndaj gjendja e vështirë vijon të jetë në të njëjtin ritëm rritës si në muajin Mars 22. Pra në kushtet e të njejtës gjendje financiare të rënduar dhe pa një subvencion nga buxheti i shtetit, për muajin gusht e në vazhdim, operatorët e kanë të pamundur të vazhdojnë të ofrojnë shërbimin e transportit qytetës në Tiranë.

Sa më sipër, kerkojme nga ana juaj nderhyrjen e menjehershme për iniciimin e miratimit të vendimit subvenionues ana e qeverise  për vijushmerine se paketes antikrize ose ne pamundesi te saj rritjen e cmimit te biletes per ta kthyer sherbimin qytetës rentabel.

Sot, në ditën e paraqitjes së kësaj kërkese, në prag të fillim mujait gusht, në emër të të gjithë operatorëve të këtij shërbimi ju konfirmojmë se, në mungese te suvensionimit te menjehereshem ato, për arsye të gjendjes financiare të krijuar e kane te pamundur tërheqjen pranë organit tatimor dhe shperndarjen e biletave te pajtimit mujor per muajin gusht. Me rezervat e gjendjes se karburantit të akumuluar mund ta ofrojme kete sherbim deri ne datat 30-31 korrik 2022, për më tej vazhdimësia mbetët e ndërvarur nga subvencioni hstetit.

I nderuar z.Kryetar, të ndërgjegjshëm për kohën e mbetur në dispozicion për zgjidhjen e situatës, shpresojme ne nderhyrjen tuaj te menjehereshme prane qeverise per vazhdimesine e paketes antikrize per te cbllokuar vazhdimesine e sherbimit urban.

Mbetemi të hapur dhe në dispozicion për cdo lloj bashkëpunimi për zgjidhjet më optimale në ofrmin e këtij shërbimi jetik për qytetarët.

Me respekt

Të përfaqësuar, Operatorët e transportit qytetës

Top Channel

Share: