Home Gjeo-Ekonomia Ekskluzive/ Gazetarja afgane Behishta Arghand: Ju tregoj 12 muajt e mi në...

Ekskluzive/ Gazetarja afgane Behishta Arghand: Ju tregoj 12 muajt e mi në Shqipëri

Gazetarja afgane Behishta Arghand u kthye në lajm botëror një 1 Shtator të vitit të shkuar. Bëri histori si e para gazetare femër intervistuese e një udhëheqësi të Talebanëve në studion e TOLO TV.

Disa javë më pas karriera e saj do të ndërpritej në mes. Për arsye sigurie  fondacioni ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton bashkë me organizatën Vital Voices u evakuua duke lënë Afganistanin. Prej gati një viti ajo jeton në Shqipëri.  Në të parën intervistë për një media shqiptare Behishta Arghand, fillimisht tregon për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu,  se si kanë qenë këto 12 muaj qëndrimi në vendin tonë.

Behishta Arghand: Tashmë po bëhet 1 vit që unë jam në Shqipëri. Gjerat shkojnë mirë. Pas ardhjes këtu nisa të punoj si përkthyese nga gjuha afgane në anglisht,  duke u angazhuar në komunitetin tim. Punoj me nënat dhe fëmijët. Kjo më bën të ndjehem mirë pasi unë jam gazetare dhe puna ime ka bëjë me shoqërinë gjë të cilën e bëja në Afganistan. Kjo që bëj këtu më ka rikthyer si pjesë e shoqërisë. Kësaj here ndryshme,  duke i qëndruar afër nënave dhe fëmijëve të tyre. Ne flasim bashkë për shumë gjëra duke e ndarë së bashku, dhimbjen që kemi për vendin tonë. Flasim edhe për Shqipërinë dhe ditën kur do të largohemi dhe kujtimet e bukura. Në këtë mënyrë e shpenzojmë kohën.

Të jetuarit  larg vendit tënd, larg njerëzve të tu thotë Behishta e ka munduar shumë.

Behishta Arghand: Gjëja më sfiduese për mua është pamundësia e të bërit e punës të cilën e do shumë sic është gazetaria. Ishte pasioni im. Ishte një punë për të cilën mund të them se ishte gjithçka. Kjo ka qenë sfida e madhe gjatë këtij viti.

Gazetarja Behishta Arghand duke u intervistuar në Shëngjin nga Muhamed Veliu

 Behishta Arghand: Është shumë e vështirë të jesh gazetare dhe një ditë e gjen veten pa një punë në media duke përfunduar e papunë. Por gjëja e mirë që ne gazetarët kemi dhe nuk ka e heq dot askush është të shkruajturit. Shumicën e kohës shkruaj.  Shkruaj  për dhimbjet që kam, gëzimet dhe gjithçka tjetër.

Por cila do të jetë e ardhmja e saj dhe ku?

Behishta Arghand- “Nuk e di ende të ardhmen time. Por shpresoj se një ditë do të sistemohem diku ku do ta nis udhëtimin tim në media nga e para, të jem me njerëzit e mi dhe të punoj për njerëzit e mi. Planet e mija për ta ardhmen lidhen në të shërbyerit e njerëzve të mi”.

Behishta Arghand e tregon kështu se çfarë gjeti dhe çfarë do të marrë me vete kur të largohet nga Shqipëria.

Behishta Arghand-  “Ne jemi shumë falënderues ndaj popullit shqiptarë. Na pritët për të jetuar këtu. Na dhatë mundësinë që për 12ë muaj të shpenzonim kohë me shqiptarët  e marrë kujtime të bukura prej tyre. Shkëmbyem  eksperiencën tonë, këndvështrime të ndryshme për fenë e më kryesorja si të qëndrojmë të bashkuar me njëri tjetrin. Nuk u ndjemë aspak të huaj në vendin tuaj. Ne gjetëm shumë ngjashmëri me njëri-tjetrin”.

Top Channel

Share: