Home KRYESORE MALLË… Nga Argjira Ukimeri

MALLË… Nga Argjira Ukimeri

Ti që vjen në ëndrra të mia

Unë të pres me padurim

Çdo ditë je n’mendime të mia

Do të jemi bashkë në pambarim

Qysh n’Sabah kur ia nis dita

Fytyra jote përpara me del 

Në çdo kohë unë ty t’prita

Që mè vjen plotë shend  e diell

Kur e ndjejë mungesën tande

Edhe zanin kur nuk e ndëgjoi

Ma sjellë era aromën tënde

Asnjëherë ty nuk të mallkoi

Mos i përbuzë ndjenjat e mia

Unë çdo herë të adhuroi

Kohën kur m’kalon mërzia

Edhe jetën ma shenjtëroi

Çdoherë je qetësi shpirtërore

Prania jote tregon shërim

Ty të kam përjetësi qiellore

Do të jemi bashkë deri në Amshim

Share: