Home KRYESORE Muzetë në Vlorë! Marrë nga faqja e deputetit Vullnet Sinaj

Muzetë në Vlorë! Marrë nga faqja e deputetit Vullnet Sinaj

Historia e Vlorës si qytet dhe krahinë mund të rrëfehet edhe me anë të objekteve të rëndësishme që ndodhen në 3 muzetë e qytetit: Muzeu Historik, Muzeu Etnografik dhe Muzeu i Pavarësisë!

Objektet që nga lashtësia e mesjeta, e deri në periudhën e ngjarjeve dhe proceseve historike të shtetit shqiptar janë të ekspozuara në Muzeun Historik të Vlorës. Është një muze mjaft i pasur për sa i takon koleksionit të objekteve!

Në Muzeun Etnografik mund të njihen shumë aspekte të jetës së banorëve të Vlorës, mënyrat dhe organizimi jetesës, zakonet, traditat, veshjet popullore, veglat dhe instrumentet të cilat përdoreshin nga paraardhësit tanë.

Muzeu i Pavarësisë është muzeu që përkujton ngjarjen më të rëndësishme të popullit shqiptar, 28 Nëntor 1912. Godina dykatëshe ka shërbyer si seli e qeverisë kombëtare të Ismail Qemalit.

Vizito muzetë dhe njih historinë e trashëgiminë kulturore si thesar të përbashkët që kemi!

Share: