Home Gjeo-Ekonomia “Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Stoltenberg: Shmangni me çdo kusht një...

“Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Stoltenberg: Shmangni me çdo kusht një luftë midis Rusisë dhe NATO

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur frikën se lufta në Ukrainë mund të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe Aleancës Atlantike, sipas mediave të huaja.

“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të shndërrohet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë.  Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë”, tha Stoltenberg.

“Prandaj është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin disa vende të Europës, duke shkaktuar një luftë të vërtetë në Europë”.

Kremlini ka akuzuar vazhdimisht vendet anëtare të NATO-s se në fakt kanë zgjedhur palët në konflikt, sepse ato i dërgojnë Ukrainës armë, trajnojnë ushtarë ukrainas dhe ndajnë inteligjencën ushtarake me Kievin. akti që Vladimir Putin nuk e ka konsideruar deri më sot NATO-n si një palë ndër-luftuese vjen nga një përzierje e normave të turbullta ndërkombëtare, llogaritjeve strategjike dhe fatit. Por gjërat në një moment mund të ndryshojnë. Ndoshta një njësi ushtarake ukrainase mund të përdorë një sistem me rreze të gjatë të dërguar nga NATO për të sulmuar qytetin Belgorod brenda kufirit rus, dhe Putin të urdhërojë ushtrinë e tij të hakmerret kundër një vendi perëndimor. Ose teksa po shtohen dërgesat e armëve të kalibrit të madh drejt Ukrainës, Moska mund të vendosë të godasë me sulme ajrore dhe raketore depot e furnizimit në Poloni. Ne mund të imagjinojmë me dhjetëra skenarë të tillë.

Lufta është shkatërruese, ndaj si rregull vendet bëjnë çmos për të shmangur konfliktin e hapur, sidomos atë që mund të përshkallëzohet në një luftë bërthamore. Edhe kostot e luftës nënkuptojnë se edhe kur luftojnë, kombet kanë stimuj të fuqishëm për të mos i përshkallëzuar dhe zgjeruar luftërat.

360grade.al

Share: