Home Gjeo-Ekonomia Rusia vendos anije me armë bërthamore në Balltik

Rusia vendos anije me armë bërthamore në Balltik

Një zhvillim i ri është regjistruar së fundmi në lidhje me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku anije ruse me armë bërthamore raportohet të jenë dislokuar në Detin Baltik.

Sipas shërbimit të inteligjencës norvegjeze, vendosja e anijeve taktike bërthamore ruse në Detin Baltik, ishte një ngjarje që nuk regjistrohej prej 30 vitesh.

“Pjesa themelore e potencialit bërthamor është në nëndetëset dhe anijet sipërfaqësore të Flotës Veriore”, shprehet inteligjenca norvegjeze duke shtuar se armët bërthamore taktike janë një kërcënim serioz në skenarë të ndryshëm operacionalë në të cilët mund të përfshihen vendet e NATO.

360grade.al

Share: