Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Studiuesit vërejnë se është e pamundur të ketë një aktor të tretë...

Studiuesit vërejnë se është e pamundur të ketë një aktor të tretë impnues përballë dy partive kryesore.

Nga Afrim Krasniqi

Partitë në Shqipëri janë të mbipushtetshme dhe të paprekshme. Shqipëria, sipas tij, ka një fiktivitet tepër të lartë në partitë politike, në funksionim dhe në konkurrim. Zoti Krasniqi i bëri këto komente pas publikimit në gjuhën shqipe të librit “Partitë politike formësojnë demokracinë” prej autorit Wilhelm Hofmeister, ku shpjegohen në detaje roli, funksionimi dhe organizimi i partive nga një perspektivë globale.

“Partitë politike janë institucionet më pak transparente në Shqipëri në aspektin financiar dhe në pikëpamje organizative. Fitimet e partive politike gjatë fushatave zgjedhore janë me miliona. Ato janë subjektet më fitimprurës dhe politika biznesi më fitimprurës. Ne bëmë reformën në drejtësi, sepse nuk i besonim drejtësisë, e ky ishte zhvillim pozitiv. Por nëse nuk bëjmë reformë të njëjtë; vetting dhe reformë tek partitë politike, që janë institucionet me më shumë pushtet dhe me më pak besim në Shqipëri, ne nuk kemi zgjidhur asgjë”, thotë zoti Krasniqi.

Janë ndërruar 4 sisteme elektorale, thotë zoti Krasniqi, dhe në fund ka dalë i njëjti produkt; dy partitë e mëdha kontrollojnë jetën në Shqipëri. “Nëse ne duam të bëjmë një reformë të thellë mbi partitë dhe financimin e tyre, dhe marrim parimin gjerman Një votë, një euro. Partia që merr një votë paguhet vetëm një euro dhe të mos lejohen marrje mandatesh përmes koalicioneve dhe formash indirekte siç bëjnë partitë politike këtu prej vitesh. Partitë duhet të marrin një buxhet të caktuar shtetëror në raport me numrin e votave që marrin në zgjedhje, dhe jo nga vendet që sigurojnë për shkak të sistemit zgjedhor. Këto të ardhura duhet t’i përdorin për selitë dhe çdo veprimtari të tyre. Kurse ne kemi krijuar një burokraci të partive politike, ku shteti detyrohet t’u japë partive objekte dhe fonde të pamerituara në raport me rezultatet e tyre në zgjedhje”, thotë zoti Krasniqi.

Studiuesit vërejnë se është e pamundur të ketë një aktor të tretë impnues përballë dy partive kryesore.

Kronika e plote e VOA
https://lnkd.in/ehUDGvK6

Share: