Home Gjeo-Ekonomia Takimet sekrete amerikano-iraniane dhe Manza në mes!| Lufta dhe Paqja

Takimet sekrete amerikano-iraniane dhe Manza në mes!| Lufta dhe Paqja

Ditët e fundit flitet në media për një marrëveshje të mundshme, e përkohshme, e cila do të çonte Iranin t’u hapte “derën” të burgosurve amerikanë në këmbim të zhbllokimit të aseteve iraniane të ngrira me vlerë miliarda dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se SHBA-Iran kanë zhvilluar negociata me dyer të mbyllura, për të ulur tensionet në rajon. Këto negociata një përpjekje për të frenuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të liruar të burgosurit amerikanë.

Kolonel Çlirim Toci, tha për “Lufta dhe Paqja” se pasurimi me uranium i Iranit ka shqetësuar shumë SHBA, pasi i duhen edhe pak shtim kapacitetesh që Teherani të krijojë të gjitha kushtet për prodhim të armëve bërthamore.

Ai theksoi se SHBA po e shfrytëzon situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet Irani, dhe në këmbim të kësaj, SHBA do lirojë një pjesë të aseteve të ngrira si garanci që Irani të heqë dorë nga prodhimi i armëve atomike.

“Pasurimi i uraniumit nga Iranit ka shkuar në 84%, që do të thotë se shkon në 90% , Irani është i gatshëm të prodhojë armë bërthamore. E dyta, Irani, po kalon një krizë ekonomike dhe ka një situatë në të cilën po vlon dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe ka disa asete të bllokuara”, tha kolonel Toçi.

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, shtoi se sanksionet kanë dërmuar shoqërinë e Iranit, dhe efektet e këtyre masave janë shtrirë deri tek sektori i farmaceutikës, një sektor ky jetësor për shëndetin e përgjithshëm të popullatës së Iranit.

“Sanksionet e kanë dëmtuar shoqërinë, kanë qenë formacione të rëndë, deri tek ilaçet. Nuk e di se çfarë të kërkojë Irani dhe çfarë do të jetë e gatshme të lirojë SHBA”, theksoi ai.

Si sot shumë vite më parë Lufta e dytë Botërore morri një kthesë të papritur dhe të paparalajmëruar.
Pikërisht 82 vite më parë, në 22 Qershor 1941, 3.500.000 trupa ushtarake të ushtrisë gjermane filluan sulmin ushtarak ndaj ish Bashkimit Sovjetik, në operacionin “luftë rrufe” e mbiquajtur Barbarossa! Pa parlajmërim armatat e Vermachtit, filluan një luftë të re në Europë, që mbas disa pak vitesh do të çonte në fundin e përhershëm të Hitlerit dhe makinerisë së tij ushtarake.

Ishte asokohe ashtu edhe sot, sipërmarrja më masive ushtarake e historisë njerëzore, duke llogaritur mjetet e përdorura dhe energjitë njerëzore të angazhuara.
Ofensiva gjermane e gjeti fillimisht të papregatitur Ushtrinë e Kuqe të ish Bashkimit Sovjetik. Ishin me qindra e mijëra robërit rusë të luftës dhe në mënyrë të pabesueshme armatat gjermane, gjykuar asokohe ushtria më e mirë në botë, u gjendën në dyert e Leningradit dhe pak kilometra larg Moskës.

Trupat gjermane pushtuan edhe Kievin, edhe Sebastopolin, si edhe Krimenë e sotme, ku luftohet përsëri pas kaq vitesh një luftë tjetër.

Dukej sikur gjermanët po e rrëzonin gjigantin prej argjili – si dhe e mbiquanin aso kohe ata Bashkimin Sovjetik.
Por dy vite më pas në vitin 1943, me betejën e tankeve në Kursk dhe me betejën e Stalingradit, filloi kthesa e madhe e ushtrisë së kuqe sovjetike.

Kjo kthesë, u shndërrua në një ofensivë të madhe historike, e cila nuk ndaloi më derisa tanket sovjetike triumfuan mbi Berlin, kryeqytetin e Perandorisë së atëhershme gjermane.

Pas fitores mbi Gjermaninë naziste, Bashkimi Sovjetik, u shëndrrua në një superfuqi de facto, rol të cilin e luajti deri në vitin 1990, me rënien e komunizmit dhe shpartallimin e ekonomisë sovjetike.

Në këtë optikë historike, që me hypjen e tij në pushtet, Vladimir Putin, ka ushqyer ëndrrën perandorake, për ti rikthyer Rusisë së sotme, shkëlqimin ushtarak prej superfuqie. Shkëlqim të humbur 33 vite më parë.

Lufta në Ukrainë, do të duhej të ishte një luftë që do të duhej ta ngrinte sërish Federatën Ruse, në nivelin e një superfuqie të rimëkëmbur, mirëpo dukshëm: llogaritë ishin bërë gabim.

Rezistenca ukrainase, duket se ka thyer përfundimisht ëndrrën perandorake të Vladimir Vladimirovic Putin dhe ushtria ruse, pa një “kauzë morale” bindëse dhe e kalbur edhe nga korrupsioni i brendshëm, dështoi në mënyrë krejt të palavdishme…

Share: