Home Gjeo-Ekonomia Tensionet në Rusi, ministria ruse e mbrojtjes u bën thirrje luftëtarëve Wagner

Tensionet në Rusi, ministria ruse e mbrojtjes u bën thirrje luftëtarëve Wagner

Ministria ruse e mbrojtjes ka reaguar së fundmi në lihdje me situatën e fundit të krijuar në Rusi, ku duket se ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi.

Në një deklaratë për mediat vendase ministria ka thënë se luftëtarët e Ëagner janë “mashtruar në aventurën kriminale dhe rebelimin e armatosur” nga Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar.

Ndër të tjera në deklaratën e ministrisë thuhet se shumë anëtarë të Wagner “tashmë e kishin kuptuar gabimin e tyre” dhe tani kërkonin ndihmë nga autoritetet që të mund të “ktheheshin të sigurt” në bazat e tyre të përhershme.

Ndërkohë, kanali televiziv Rossiya 24 transmetoi pamje që supozohet se tregonin anëtarët e Ëagner që ktheheshin nën kontrollin e forcave të armatosura, por akoma nuk janë verifikuar këto pamje.

Nga ana tjetër Prigozhin i cili pretendon se ka 25,000 luftëtarë nën komandën e tij ende nuk ka komentuar publikisht deklaratën e ministrisë së mbrojtjes

360grade.al

Share: