Home Gjeo-Ekonomia Në një shoqëri demokratike, nëse popullit nuk i pëlqen elita politike, ikën...

Në një shoqëri demokratike, nëse popullit nuk i pëlqen elita politike, ikën ajo dhe jo populli!

Nga Mentor Kikia

Një i njohuri im, pedagog prej më shumë se 15 vjetësh, me shkruante se kishte ikur me gjithë familjen në Kanada dhe jepte mësim në një universitet atje.

Menjëherë më vërshuan disa fjalë të tilla si: “Uaaaa, sa mirë. Mrekulli. Urime. Më bëhet shumë qejfi. Mbarë e mirë ju shkoftë….”.

Pastaj, pasi u “qetësova” disi, po mendoja: Po përse duhet të jetë e mrekullueshme ikja e një intelektuali, e një profesionisti, një njeriu të mirë, e një njeriu që këtu punonte në universitet e drejtonte një qendër gjuhësh?

Isha betuar që, nëse do të mësoja ikjen e ndonjë të njohuri, do ti “pervishesha”: Po përse ikën, përse nuk qëndron dhe të kontribosh qe ta ndryshojmë këtë vend? E kuptoni çfarë po beni? Sepse çdo njeri që ikën, e bën edhe më të vështirë ndryshimin këtu…. etj etj.

Por ja që instikti më bëri ta uroj te ikurin e radhës me fjalë shumë ngazëllyese që më buruan nga shpirti. Sepse, në këtë vend, ende festohet për çdo kënd që ikën e “sistemohet” tjetërkund.

Festohet jo sepse iku, por sepse shpëtoi që iku.

Fatalisht këtu po mbeten gjithnjë e më shumë pensionistë, të cilët sapo kanë marrë premtimin e radhës për rritjen e pensioneve kur të krijohet Fondi Sovran i naftës.

E megjithatë unë vazhdoj të “bertas”: Mos ikni, qëndroni dhe veproni, qendroni dhe kontriboni ta bëjmë këtë vend më të mirë, nese ky qe kemi, keshtu siç e kemi, nuk na pelqen.

Nëse nga ky vend njerëzit ikin sepse elita politike është e korruptuar, duhet të ikin ata jo ne!

Share: