Home Gjeo-Ekonomia Abazoviç: Situata në veri të Kosovës mund të kthehet në një konflikt...

Abazoviç: Situata në veri të Kosovës mund të kthehet në një konflikt në shkallë më të gjerë! Ndërmjetësim

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.“Unë personalisht dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjen. Çfarë mund të themi tjetër, u tronditëm vërtet. Kjo lloj situate mund të kthehet lehtësisht në një konflikt në shkallë më të gjerë dhe kjo është një fatkeqësi”, tha ai për mediat malazeze.“Ne mendojmë se politika e viteve 90-ta duhet të marrë fund”, ka theksuar ai.Abazoviç po ashtu i bëri thirrje popullit serb dhe atij kosovar që të përpiqen të pajtohen.“Unë garantoj se të gjithë do të jenë mirë”, shtoi ai.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë një tragjedi.

Sipas Abazoviç, pavarësisht sesa e rëndë është situata, pajtimi është e vetmja zgjidhje. Po ashtu, kreu i qeverisë malazeze ka vlerësuar vetëpërmbajtjen e palëve, duke shtuar se situata të dielën mund të kishte shkuar edhe më keq.

Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike… Ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ai.

Share: