Home KRYESORE Fenomeni ‘Daniel’ në Greqi, Forcat e Armatosura shpëtojnë mbi 1600 persona të...

Fenomeni ‘Daniel’ në Greqi, Forcat e Armatosura shpëtojnë mbi 1600 persona të bllokuar nga përmbytjet

Rreth 1600 perona janë shpëtuar nga personeli i Forcave të Armatosura në fenomeni “Daniel” në Greqi. Si pasojë e fenomenit ‘Daniel’ kanë humbur jetën 11 persona.

Mediat greke shkruajnë se Forcat e Armatosura po asistojnë me 448 persona duke përfshirë:

– 2 Kompani të MAK-së së 7-të me pajisje të përshtatshme shpëtimi dhe materiale ngjitjeje, dylbi nate, dron, materiale të plota C2, me mundësi operacioni ditën dhe natën.

– 42 persona të Brigadës 32 të Këmbësorisë.

– 1 Kompani Emergjente e planit “Xenokratis” me 71 persona.

– 36 persona përveç atyre të parashikuar në planin “Xenokratis” në gatishmëri të menjëhershme për ndërhyrje aty ku kërkohet.

– 68 persona të Brigadës 34 të Motorizuar në Agia Triada Karditsa dhe Agia Kyriaki Trikala dhe 19 persona të Brigadës XXIV të Blinduara në Palamas Kardita.

– 16 persona nga Departamenti i Posaçëm për Reagim ndaj Fatkeqësive (SDR).

360grade.al

Share: