Home Gjeo-Ekonomia Shteti me pasaportën më të fuqishme në botë për të pestin vit...

Shteti me pasaportën më të fuqishme në botë për të pestin vit rradhazi

Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë për të 5-in vit radhazi. Përveç Japonisë, dy vendet e tjera aziatike që ishin në krye të kësaj top-liste janë Singapori dhe Koreja e Jugut, me pasaportat e të cilave mund të vizitoni 189 vende pa marrë vizë dhe dokumente të lodhshme.

Kur flasim për Evropën, situata nuk është aq poshtë. Qytetarët e Francës dhe Gjermanisë kanë akses në 188 vende pa viza, ndërsa në rastin e Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Italisë, ky numër është 187. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë në vendin e 6-të, që nga numri i vitit të kaluar 186 është ulur në 185 vende këtë vit.

Vendet, pasaportat e të cilave aktualisht janë më pak të vlefshme janë Afganistani dhe Iraku, nga të cilat mund të udhëtoni në vetëm 30 vende pa vizë.

Megjithatë, kjo situatë është subjekt ndryshimi, dhe kompania e përmendur përditëson rregullisht listat e saj për të informuar me kohë përdoruesit e saj për të gjitha ngjarjet aktuale dhe ndryshimet në fushën e politikave të udhëtimit dhe udhëtimit.

360grade.al

Share: