Home Gjeo-Ekonomia “Do të ishin të lumtur nëse ushtria jonë do të hynte në...

“Do të ishin të lumtur nëse ushtria jonë do të hynte në Kosovë”, deklarata provokuese e ministrit serb pas takimeve në Bruksel: 90% e popullit s’e do dialogun!

Ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç ka deklaruar pas takimeve të djeshme mes Kurtit dhe Vuçiç me liderët evropianë, se bisedimet ishin të vështira për palën serbe.

“Nuk kishte asgjë të lehtë për ne, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur nga ato bisedime”, tha Vuçeviç.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të negociojë për të gjitha propozimet që përjashtojnë pavarësinë e Kosovës dhe uljen e saj në tryezën e Kombeve të Bashkuara.

“Ne nuk pranojmë asnjë lloj njohje de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”, nënvizoi ai.

Ministri serb vlerësoi se 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga dialogu dhe të largohet prej tij përfundimisht.

“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet të dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244”, tha ai.

360grade.al

Share: