Home Gjeo-Ekonomia Kontrabandë ilaçesh nga Greqia dhe Italia me vlerë 50 mijë euro/ 16...

Kontrabandë ilaçesh nga Greqia dhe Italia me vlerë 50 mijë euro/ 16 të arrestuar, mes tyre farmacistë e furnizues

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar 16 persona në kryeqytet për kontrabandë ilaçesh me vlerë rreth 50000€.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se mes personave të arrestuar ka farmacistë dhe furnizues.  Ata kanë rënë në “rrjetën” e Prokurorisë pas përgjimeve.

Të arrestuar janë: D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Të ndaluar: L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, , S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim A. C., dhe L. B.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Ilaçet mësohet se janë blerë me metodën e stimulimit.

Medikamentet mjekësore kontrabandë janë sekuestruar.

Top Channel

Share: