Home KRYESORE Probleme në disa pajisje të llojit Android, WhatsApp bën njoftimin e rëndësishëm....

Probleme në disa pajisje të llojit Android, WhatsApp bën njoftimin e rëndësishëm. Ja çfarë duhet të dini për përditësimin e fundit

Nga fundi i këtij muaji rrjeti social i mjaft përdorur, WhatsApp, do të nisë të mos funksionojë si duhet në disa pajisje të vjetra celulare të llojit Android.

Mësohet se kushdo që përdor ende një smartphone me versionin Android 4.4 do fillojë të këtë probleme me pajisjen e tij, ndërsa pajisjet e tjera me Android 5 ose më të reja do të vijojnë të funksionojnë si duhet.

Ku njoftim është bërë publike nga vetë WhatsApp, në webfaqen e tyre zyrtare.

Ky ndryshim i ri prek përdoruesit që ende përdorin pajisje mjaft të vjetra, sepse versioni aktual i Android është tashmë numri 13. Telefonat celularë që ende funksionojnë në Android 4 të vjetër përfshijnë Samsung Galaxy S3. Megjithatë, vlerësohet se ka ende 15 milionë pajisje me këtë version të Android në qarkullim në mbarë botën.

Për të gjithë ju që nuk jeni të qarë se cilin version të Android është i instaluar në smartphon-in tuaj në cilësimet e celularit tuaj.

Zakonisht mund ta gjeni informacionin nën “Sistemi” ose “Pajisja ime”, në varësi të prodhuesit, artikujt e menysë mund të kenë emra të ndryshëm.

Nëse vëreni që pajisja juaj nuk mbështet më aplikacionin nga 24 tetori, mund të kontrolloni nëse mund ta përditësoni aplikacionin në versionet më të reja.

Sa i përket pajisjeve iPhone, Whatsapp vazhdon të funksionojë nga versioni 12 i Ios.

360grade.al

Share: