Home Gjeo-Ekonomia Rama dhe Von Der Leyen, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së një...

Rama dhe Von Der Leyen, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së një dege të re të kolegjit Europian në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë hapëse të një tjetër dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë, e ka konsideruar atë çeljen e një faqeje të re për arsimin në Shqipëri.

31 studentë do të studiojnë në ciklin e studimeve master në kolegjin e Europës në Tiranë, dhe Von Der Leyen thekson se ky investim përbën ngritjen e një ure të re mes Shqipërisë me Europën e Bashkuar.

“I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur Federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idenë e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të Europës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit.  31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Por kam kënaqësinë tu njoftoj se do të kemi bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor”, tha Von Der Leyen.

Gjatë ceremonisë, Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, njoftoi ndër të tjera edhe nisjen e procesit të aplikimeve online për vitin e ardhshëm akademik për studentët që do të studiojnë në Universitetin Europian të Bryzhit, në kampusin e Tiranës.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama është vërtetë inkurajuese të shohësh BE-në të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra.

Është afër mendsh qe jemi shumë të lumtur sot. Është vërtetë inkurajuese të shohësh BE-në të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra. Jo fort e zakontë, por është jashtë mase inkurajuese dhe më duhet të them që kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet e fundit falë përkushtimit të posaçëm të Presidentes, e cila na ka shoqëruar në momente mjaft të errëta si për shembull kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë dhe mund të them pa asnjë dyshim që pa të, rrugëtimin ynë për t’u ringritur e për të ndërtuar nga e para më mirë, do të kishte qenë thjesht i pamundur. 

Thënë kjo, dua po kështu të nënvizoj sesa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot brenda në kohë shumë të shkurtër sepse ne priremi gjithnjë të mendojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë,  me financimin, me më shumë qasje në tregun e përbashkët dhe të gjitha këto gjëra janë të vërteta, por unë besoj fort që Europa për ne, më shumë sesa të gjitha këto bashkë, ka të bëjë me dijen, ka të bëjë me të mësuarit sesi të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim, si të gjejmë mënyrën e duhur për të ndërtuar institucionet tona, si të transformojmë atë çka është më e rëndësishmja për një vend të ri, në këtë sfidë si ne, dijen dhe shtetin. 

Gjithnjë mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e sa të bekuar jemi që rrethohemi nga Bashkimi Europian. Po të hedhësh një sy në të shkuarën tone, nuk ka shumë arsye për të qenë të frymëzuar apo për të besuar në një të ardhme të shndritshme e nëse ka një arsye, që vende të tjera që vijnë nga një e shkuar e njëjtë e vështirë, nuk e gjejnë dot sepse nuk janë në Europë, – është Europa vetë. Askush nuk mund t’u mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës që duan të ecin përpara, që duan të transformojnë jetën e tyre duke transformuar shtetet  tyre, duke pasur institucione llogaridhënëse sesi ta bëjnë një gjë të tillë, BE është më i miri që e bën këtë. 

Askush, nuk mund ta shoqërojë një vend, që të dalë nga e shkuara e vet e të sigurojë një shtet demokratik e funksional për qytetarët e vet siç bën BE. E di që nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE. Nuk ka asnjë dyshim, ma merr mendja që Kolegji i Europës është në pararojë të kësaj, por nuk ka rrugë tjetër. 

Ja pse besoj që ky kolegj është më shumë sesa një Universitet që vjen këtu nga jashtë e që bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi për një arsim të klasit më të lartë për të rinjtë tanë sepse përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për vetë BE-në për rrugëtimin drejt tij. E për të gjitha këto mendoj se kemi të drejtën sot, që të jemi të lumtur dhe mendoj se shumë më tepër të rinj shqiptarë se 31 të tillë, janë të prirur dhe duan të jenë pjesë e tij. Sigurisht plani është që numri të rritet në vitet në vijim, por numri nuk do të bëhet asnjëherë aq i madh sa ç’është kërkesa për t’u bërë pjesë, çka nënkupton që edhe konkurrenca do të bëhet gjithmonë e më tepër sfiduese.

Nuk dua të zgjatem më shumë sepse as nuk doja të flisja, doja që t’u lija vendin tri zonjave që janë  forca reale pas kësaj, por Luigi do që gjithmonë unë të flas se beson që nëqoftëse nuk flas unë, atëherë evenimenti nuk është mjaftueshëm i fuqishëm, kështu që thjesht do të ndalem këtu duke ju thënë, se në ketë punë duhet të thuash “Faleminderit” edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por “Faleminderit” që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra dhe është mjaft kuptimlotë sepse me të vërtetë ajo e mori përsipër dhe e bëri kaq  të thjeshtë, dhe më besoni, kam parë samite, por jo çdo Samit ka virtytin e prodhimit të rezultateve në një kohë kaq të shpejtë dhe nuk ka asnjë mënyrë më të mirë se të qenit këtu për të nisur me këtë aktivitet Samitin e Procesit te Berlinit këtu në Shqipëri”- tha Rama.

Top Channel

Share: