Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja për emigrantët, KE: Duhet të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së.

Marrëveshja për emigrantët, KE: Duhet të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së.

Komisioni Europian ka reaguar për marrëveshjen që është krijuar ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Të pyetur nga mediat italiane, KE ka theksuar se është në dijeni të marrëveshjes operacionale ndërmjet autoriteteve italiane dhe shqiptare në fushën e menaxhimit të flukseve migratore. Sipas zëdhënësit të KE-së, kjo marrëveshje duhet që të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së për emigrantët.

Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar: marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i BE-së.

360grade.al

Share: