Home Gjeo-Ekonomia Dashnor Kokonozi: Sot u vra poeti ukrainas, Maksym Kryvtsov

Dashnor Kokonozi: Sot u vra poeti ukrainas, Maksym Kryvtsov

Sot u vra poeti ukrainas Maksym Kryvtsov (1990 – Janar 2024).Po sjell ketë foto të tijën ku ai ka dalë bashke me macen e tij, Tabby, që edhe ajo u vra bashke me të.

Kryvtsov shkroi poezi që kur ishte adoleshent të cilat fillimisht u botuan në koleksione bashkë me autorë të tjerë. Më pas doli me vëllime më vete, që tërhoqën vemëndjen e publikut.

Një nga librat e tij të fundit u cilësua si përmbledhja më e mirë poetikë nga PEN Ukraina.Poezi të tijat u vunë në muzikë nga grupe të ndryshme muzikore të atdheut të tij. Tabby-t të tij Maksimi i kishte kushtuar nje poezi që po e sjell me poshtë.

(Interesant, poetët kanë patur tërhqje te veçante nga macet! Viens, mon beau chat sur mon cœur amoureux . Eja macja ime e bukur mbi zemrën time të dashuruar, shkruante Baudelaire)Ginger Tabby im,Kur e zë gjumishtrin ngadalë këmbët e përparme,Endërron verënëndërron një shtëpi me tulla të padëmtuara Sheh ëndrra me pula,duke vrapuar nëpër oborrËndërron fëmijët,Helmeta më rrëshqet e bie në baltë,Tabby zgjohet e sheh vëmëndshëm rrotull,Njeh të vetët dhe bie sërish në gjumë

Share: