Home Gjeo-Ekonomia Emri ‘grekë’, nuk përcakton etninë, por përqafimin e orthodoksisë.

Emri ‘grekë’, nuk përcakton etninë, por përqafimin e orthodoksisë.

Pashko Vasa, dhe jo vetëm ai, por vetë grekët, ose personalitete të tyre, pranojnë, ose artikulojnë pikërisht faktin se emri ‘grekë’, nuk përcakton etninë, por përqafimin e orthodoksisë dhe mësimin e shkrimin e gjuhës që gjer atë kohë përdorej në ambjentet fetare. Një nga këta, është gjenerali arbanit, Pangallos, gjyshi i Pangallosit të sotëm, një burrë shteti aty, pjesëmarrës aktiv në luftën greko / turke, ku konstatoi se ndërluftuesit, komunikonin shqip me njëri tjetrin.

U investua shumë nga kontinenti që emri ‘grek’, të përhapej sa më shumë nëpër botë, duke fshehur ose heshtur konstatimet e të gjithë të huajve që kishin udhëtuar gjer atëherë në teritoret që u pagëzuan si ‘greke’. Kemi deklarimet e mbretit Otto të Habsburgëve, që u caktua si mbret i Greqisë së Peloponezit, se aq ishte.

Kemi dëshmi të udhëtarëve, poetëve si Lord Bajron, por mbi tjerët, francezi Albert Dyrmont, i cili i rregjistroi të folmet anë e kënd të shtetit të ri të vogël, përmjet alfabetit latin të gjuhës frënge, por në formën e tyre të shqiptimit, nga treguesit vëndas, në përgjithësi të moshës tretë. Të gjitha këto të treguara i shkroi dhe më pas i botoi. Ato përfaqësojnë toskërishten e vërtetë, pa bashkëtinglloret dyshe, duke i dhënë fjalës një ëmbëlsi të rrallë.

Po më shumë vetë në parlamentin e parë grek, flitej shqip. Meqë shqipja nuk kishte alfabet dhe botime të njohura, u zgjodh cirilikja e manastireve. Edhe sot politikanët grekë në Shqipëri e kanë në majë të gjuhës shprehjen : “Kush të dojë të vetëdeklarohet grek”. Kjo nënkupton apriori se nuk është etni, por dëshirë, sepse etnia nuk mund të përzgjidhet. Ajo ekziston jashtë vullneteve tona.

Vetë këta politikaj e dinë të vërtetën. Por nëse ajo del, shohin me tmerr shëmbjen e gjithë ngrehinës së rrenave për 2 shek. Por fatkeqësia më e madhe për vetë këta, për ne por dhe për gjithë Europën, është fakti se shteti grek, bëri shkëputjen e zgjatimit të shqipes deri thellë në territoret turke të sotme, gjuhë e cila edhe sot, çalë çalë, ende frymon në mijëra e mijëra familje turke tashmë. Kjo është tepër e rëndë.

Mendoj se në rastin e shqiptarëve, në sytë, mendimet dhe këndvështrimet europiane, prevalon më shumë besimi sesa etnia. Mirëpo ja se çfarë i bëri vehtes Europa me këto mendësi, duke i hekë vehtes një shans të pamatë të shtrirjes të kulturës europiane, gjer në Persi!

Shënim: Marrë nga faqja në Facebook e gazetares Entela Komnino

Share: