Home Gjeo-Ekonomia Vuçiç i kundërpërgjigjet Kosovës pas blerjes së “Javelin”: Serbia do të armatoset…

Vuçiç i kundërpërgjigjet Kosovës pas blerjes së “Javelin”: Serbia do të armatoset…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën ka mbajtur një konferencë për media lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitanks “Javelin”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas tij, SHBA-të po fuqizojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, u shpreh Vuçiç në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd.

Ai tha se Serbia do të armatoset për të “parandaluar çfarëdo agresori”.

“Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë”, ka thënë Vuçiçi.

Ai ka akuzuar Kosovën se ka qëllim t’i eliminojë serbët.

Top Channel

Share: