Home KRYESORE Makinat luksoze të policisë shoqërojnë eskortën e Blinken, kujt “VIP”-ave iu sekuestruan

Makinat luksoze të policisë shoqërojnë eskortën e Blinken, kujt “VIP”-ave iu sekuestruan

Ardhja e sekretarit amerikan, Antony Blinken është shoqëruar me një sërë masash të marra nga Policia e Shtetit për mbarëvajtjen e vizitës së tij zyrtare në vend. Sot janë angazhuar 1500 efektivë që do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë mësohet se eskorta e Blinken nga Rinasi në Tiranë do të shoqërohet edhe nga dy makina luksoze që i janë bashkuar policisë javët e fundit.

Bëhet fjalë për një “Audi” dhe një “Benz GLF” të cilat janë të sekuestruara dhe tashmë përdoren nga Policia e Shtetit. Më parë këto makina përdoreshin nga Kejvina Kthjella dhe Trejsi Sejdini.

Share: