Home KRYESORE 28-vjeçari pretendon se është rrëmbyer nga alientët: Më detyruan të kryeja “eksperimente...

28-vjeçari pretendon se është rrëmbyer nga alientët: Më detyruan të kryeja “eksperimente seksuale”

Një djalë nga Misuri ka pohuar se ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorë të cilët kryen ‘eksperimente seksuale’ mbi të dhe i vodhën spermën.

Julius Shields, 28 vjeç, ka treguar se alienët kontaktuan me të në kanalin e tij në YouTube, Soft White Underbelly. Takimi ka ndodhur kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Ai pretendoi se alienët kryen “eksperimente seksuale” mbi të dhe vodhën spermën e tij për të krijuar foshnja hibride alien-njerëz. Shields beson se ai mund të ketë foshnja aliene atje jashtë. Duke kujtuar përvojën, Julius tha se kontakti fillestar dukej miqësor. Ai pretendon se pa rruaza të ndezura që notonin jashtë shtëpisë së tij, dhe më pas një nga krijesat filloi të trokiste në dritaren e tij.

“Ajo kishte tre tentakula e i ngriti lart dhe filloi të trokiste tek dritarja. Ishte hera e parë që shihja diçka që nuk ishte njerëzore. Dhe kur e pashë, thjesht ngriva, nuk bëra asnjë lëvizje,” tha ai.

Ai ishte tepër i frikësuar pas takimit sa filloi të flinte në një dhomë tjetër, por kjo nuk i ndaloi makthet e tij. YouTuber-i më pas filloi të kishte ëndrra të çuditshme që përfshinin alienët.

“U bë më shumë seksuale sepse kishte një javë të plotë, ku unë shihja ëndrra të lagura çdo natë”, tha ai.

“Po bëja seks me krijesa të ndryshme, gra dhe gjëra të ndryshme. Zgjohesha dhe shikoja pantallonat e mia dhe ndonjëherë nuk kishin asgjë dhe ndonjëherë ishin thjesht të lagura, por nuk kishte spermë të vërtetë atje”, tha ai.

Në video, ai pohoi se alienët po i merrnin spermën e tij në një përpjekje për të bërë foshnja hibride, duke shtuar: Kam bërë kërkimet e mia për këtë gjë dhe e di se ajo që më erdhi mua, ata quhen Gritë. Është pothuajse befasuese, por thjesht të bën të kuptosh se ka më shumë në jetë sesa thjesht ajo që kemi këtu në Tokë.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Julius është përpjekur të kuptojë se çfarë kuptimi kanë ëndrrat. Ai beson se mund të ketë fëmijë alienë.

Top Channel

Share: