Home KRYESORE “Ke dekada që i bën njerëzit për të qeshur”/ Mariana Kondi përlotet...

“Ke dekada që i bën njerëzit për të qeshur”/ Mariana Kondi përlotet në studio, merr surprizën e veçantë

Aktorja Mariana Kondi e ftuar në rubrikën “Muzikë Kur Këndoj” të programit “E Diell” është përlotur nga surprizat e përgatitura.

Kolegët e saj dhe mikeshat e ngushta kanë rrëfyer disa nga momentet më të veçanta gjatë punës por edhe në jetën personale.

I pari që u dëgjua ishte aktorja Roza Anagnosti, bashkëshortja e regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnosti, e cila bëri rrëfimin emocional.

“E dashur Mariana të uroj më të mirën sonte. Ti ke dekada që i bën njerëzit për të qeshur, por sot profesor Dhimitri, aktori ka shumë role mbrenda vetes, por duhet një skenar që t’i zbulojë këto. Por po flas për për punën që kemi bërë bashkë, që regjisori të të besojë rolin… Unë do të kujtoj, rolin e vështirë dramatik…”, tha ajo.

Më pas në studio u shfaqën miqtë e Mariana Kondit, që e përlotën më tepër aktoren.

“Është një shoqe shumë e mirë, është një bashkëshorte shumë e përkushtuar, gjyshe dhe mama e mirë. Është një shembull”, tha Elkjana Gjipali-regjisore teatri.

Top Channel

Share: