Home KRYESORE “Kemi gati ofertën për shqiptarët”, Basha: I japim fund politikës së mashtrimit...

“Kemi gati ofertën për shqiptarët”, Basha: I japim fund politikës së mashtrimit me premtime të ditëve të fundit të fushatës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se PD ka gati ofertën për shqiptarët.

Basha theksoi se PD do i japë fund politikës së mashtrimit, me premtime të ditëve të fundit të fushatës.

Basha: Është detyra jonë sublime si Parti Demokratike dhe e askujt tjetër përveç nesh që të vijmë me një ofertë bindëse për qytetarët, diçka që të thyejë e të tejkalojë skepticizmin dhe mosbesimin e mbjellë me mjeshtëri nga ustallarët r tranzicionit të cilët në një mënyrë a tjetër duan të thonë; këtu jemi vetëm ne, mos u merrni me të tjerët. Është detyra jonë ta tejkalojmë këtë cinizëm, ti tejkalojmë mercenarët mediatikë e politikë dhe të ndërtojmë e të shpalosim një ofertë bindëse politike. Elementi i parë i kësaj oferte është programi. Sot kam kënaqësinë tju them se ky program ka përfunduar dhe është i gatshëm për t’iu nënshtruar diskutimit si PD ashtu edhe me grupet e interesit. Komponenti i dytë i ofertës është ekipi. Është ai që do ta çojë tek qytetarët ofertën tonë, që do të jetë realiste dhe me një rrugë të besueshme për tu arritur. Të përfundojmë procesin e riorganizimit dhe të nisim procesin për evidentimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. 1 vit kohë nuk është vetëm një avantazh, por qëndron themeli i një kulture të re politike. Politika e mashtrimit i ka kushtuar shumë shqiptarëve dhe pjesë e politikës së mashtrimit janë premtimet e ditëve të fundit të fushatës. Legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, premtime të ditëve të fundit të fushatës nuk të lënë kohë për debat e mendim kritik.

Duke patur një ekip të denjë në sintoni me programin ne u japim shqiptarëve atë që meritojnë si europianë: një vit kohë për një debat sy më sy me njëri-tjetrin për tu bindur dhe bashkë me bindjen për të sjellë votën për Partinë Demokratike dhe për programin e saj.

360grade.al

Share: