Home Gjeo-Ekonomia Në pranga me urdhër të SPAK/ Avokati: Goro duhet të ishte i...

Në pranga me urdhër të SPAK/ Avokati: Goro duhet të ishte i fundit që duhej arrestuar. Prençi: E dinte edhe ai që do shkonte në burg

Avokatit Edmond Petraj i ftuar në studion e “360 Gradë” në ABC News tha se Jorgo Goro duhet të ishte personi i fundit, i cili duhej të arrestohej në Bashkinë e Himarës.

“Unë e shikoj të dyshimtë arrestimin e Jorgo Goros. Jorgo Goro është I fundit që duhet të arrestohet në Bashkisë Himarë dhe nuk mban ai mëkatin e x-AMTP të falsifikuara në vite e në vite. Ai vetëm ka firmosur atë dokument, e ka sigluar.”, tha ai.

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi, u shpreh se edhe Jorgo Goro e ka ditur që para 14 majit se një ditë do përfundonte në burg. Sipas Prençit, Goro e ka zgjedhur të punojë për politikën duke mos zbatuar detyrën sipas ligjit.

“Kam deklaruar se e kam mik dhe shok Gjergji Goron, por jo Jorgon, sepse unë e kam njohur Gjergjin. Kam qenë dy vjet me Gjergjin, shok i një klase, në Shkollën e Bashkuar, Unë për llogari të ministrisë së Brendshme ai për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes.  Sot jo paqëllim thashë, se Gjergji Goro e ka ditur para 14 majit se do jetë një ditë në burg, sepse kishte punuar për vete, por kishte punuar për politikën. Gjergji Goro duhet të ishte në burg, por a duhet të jetë i pari apo i fundit…”, tha ai.

Share: